Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore. 19.2.2024

Qyteti i Shkupit njofton parashtruesit e listave për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare se në përputhje me Vendimin për kushtet për fitimin e së drejtës për shfrytëzimin e vendit për vendosjen e pllakateve zgjedhore në qytet (“Lajmëtari Zyrtar i Qytetit të Shkupit” nr.6/06), se Qyteti i Shkupit vendos pano për reklamim falas në lokacione të caktuara posaçërisht.


Për të fituar të drejtën e shfrytëzimit të vendit për vendosjen e pllakateve zgjedhore në panotë e lartpërmendura, organizatorët e fushatës zgjedhore depozitojnë kërkesë pranë administratës së Qytetit të Shkupit - Sektori për Çështje Komunale, jo më vonë se dita e caktuar për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale deri në orën 10:00 dhe deri në ditën e caktuar për fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, gjithashtu deri në orën 10:00.


Radhitja e vendosjes së pllakateve zgjedhore përcaktohet me short, veçmas për çdo aplikant.


Shortet do të mbahen në ditët e fillimit të fushatës zgjedhore (së pari për zgjedhjet presidenciale, e më pas për zgjedhjet parlamentare) duke filluar nga ora 11:00 në Qytetin e Shkupit - Sektori për Çështje Komunale, (Bul. Ilinden nr 82 - baraka 11).