MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

14.11.2015

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se vijon Konkursi për blerjen e fotografive me motive nga Qyteti i Shkupit.

Në bazë të Programit për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësim të kushteve për qëndrim të turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2015, Qyteti i Shkupit më datë /14.07.2015/ shpalli Konkursin për blerjen e fotografive me motive nga Qyteti i Shkupit

Të drejtën e pjesëmarrjes në Konkursin e kanë të gjithë personat e interesuar juridik dhe fizik, në pajtim me kërkesat e përcaktuara:  

  1. Fotografitë duhet të jenë me motive të ngjashme nga rajoni i qytetit të Shkupit, sipas zgjedhjes së dorëzuesit;
  2. Fotografitë e dorëzuara, duhet të jenë të punuara në formatin digjital TIF, me rezolucion të lartë, të përgatitura për botim;
  3. Fotografitë nuk guxojnë të jenë më të vjetra se (1) një vit;
  4. Fotografitë, paraprakisht nuk duhet të jenë të botuara në gazeta, katalogë, revista ose të kenë marrë pjesë në konkurse të tjera;

Qyteti i Shkupit do të organizojë ekspozitë për fotografitë fituese në një nga qendrat e tij kulturore.

Për kriteret teknike dhe artistike, mënyrën e konkurrimit  dhe informata tjera shtesë palët e interesuara mund të paraqiten në telefonin. (02) 3297-218, çdo ditë pune prej në ora 8:30-deri 16:30, në portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk. Ose në Qytetin e Shkupit, baraka numër 6. Zyra nr. 1 – Seksioni për turizëm.

-  Konkursi zgjat 120 ditë, nga dita e shpalljes në mjetet për informim publik.

-  Fletëparaqitjet për Konkursin të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e përcaktuar nuk do të shqyrtohen.

Adresa në të cilën duhet të dorëzohen propozim fotografitë është:

Qyteti i Shkupit

Sektori për zhvillim ekonomik lokal

bul. „Ilinden” nr. 82, 1000 Shkup

Me shënimin „për Konkursin për fotografinë më të mirë “

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 13.10.2015
Paralajmërime

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1135409