MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

FILLOI TRAJNIMI PËR ZJARRFIKËSIT PROFESIONAL NË SHMQSH "MARIJA KIRI -SKŁODOVSKA"

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /23 janar 2017(e hënë)/ mori pjesë në orën e parë të trajnimit për profilin arsimor - zjarrfikës profesional në shmqsh "Marija Kiri -Skłodovska "

- Nga Ministria e Arsimit dhe shkencës, kjo shkollë ka marrë verifikim për realizimin e planit dhe programeve të mësimdhënies në arsim të specializuar, gjegjësisht nivelin e pestë të kualifikimit profesional për profilin arsimor - zjarrfikës profesional  të drejtimit kimik-teknologjik. Shpresoj që të gjithë Ju të cilët me sukses i keni kaluar testet  psikofizike, me sukse ta mbaroni edhe këtë trajnim dhe të bëheni zjarrfikës profesional që do të mbrojnë jetën e njerëzve dhe të mirat materiale të qytetarëve. Ju uroj që ta përfundoni  me sukses trajnimin dhe shpresoj që do të jeni të suksesshëm në punën tuaj, njësoj si kandidatët para jush të cilët kanë kaluar trajnimin e njëjtë - u tha kryetari Trajanovski zjarrfikësve të rinj të cilët do të ndjekin trajnimin.

Trajnimin për profilin arsimor - zjarrfikës profesional në përputhje me Marrëveshjen me Qytetin e Shkupit, do ta ndjekin 30 kandidatë të punësuar në Brigadën zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Procesi arsimor do të përbëhet nga katër (4) seksione: të përgjithshme – arsim profesional, profesional – njësi teorike, të veçantë – njësi profesionale dhe praktikë të specializuar.

Procesi edukativ-arsimor do të zhvillohet në klasë të veçantë të specializuar që është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore, tekste shkollore dhe materiale tjera ndihmëe  mësimore (libra, harta topografike, etj) që do të përdoren gjatë mësimit.

Kryetari Trajanovski theksoi se mësimi do të përfshijë 720 orë mësimore gjatë një periudhe prej të paktën 3 (tre) muajve. Kandidatët që ndjekin mësimin pas përfundimit të orëve do t’i nënshtrohen provimit përfundimtar dhe do të marrin diplomë për dhënien e provimit përfundimtar në arsim të specializuar.

Ai, gjithashtu shprehu besimin se këto zjarrfikësit të rinj do të jenë zëvendësim i denjë për kolegët më të vjetër.

Kryetari Trajanovski e paralajmëroi hapjen e dy punkteve të reja të Brigadës për mbrojtje nga zjarret në Çimentore dhe Shuto Orizarë.

Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit theksoi se i presin me padurim kolegët e rinj, sepse mosha mesatare e brigadës është 45 vjet.

Mësimin do ta realizojnë mësimdhënës të shkollës, bashkëpunëtorë të jashtëm(ligjërues  dhe persona nga Brigada për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit), të cilat janë zgjedhur nëpërmjet shpalljes publike dhe procedurës së zbatuar.

Për realizimin e këtij trajnimi nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë ndarë 1,000,000.00 denarë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 23.1.2017
Paralajmërime
14.11.2015
VIJON KONKURSI PËR BLERJEN E FOTOGRAFIVE ME MOTIVE NGA QYTETI I SHKUPIT
Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1099058