MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Thirrje publike
FILLON PARAQITJA PËR KOMPENSIMIN E NJË PJESE TË SHPENZIMEVE PËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETI PËR VITI

Prej sot /27.02.2017, e hënë/, fillon paraqitja për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për qytetarët në territorin e Shkupit për blerjen e stufave me peleti për vitin 2017

E drejta për pjesmarrje në këtë thirrje  publike, kriteret, mënyra e realizimit të së drejtës për kompensimin, si dhe mënyra e zbatimit të thirrjes janë përcaktuar me thirrjen publike që është publikuar sot në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit.

Thirrja publike do të zgjasë 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes më /27.02.2017 deri më 13.03.2017 dhe do të realizohet sipas principit „i ardhuri i parë, i pari shërbehet’’.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje pjesëmarrësve potencial në thirrjen publike që para se ta dorëzojnë  dokumentacionin, t’i lexojnë me kujdes kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje, dhe pastaj me dokumentacionin e kompletuar, në përputhje me rregullat të dorëzojnë kërkesë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve.

Kjo është thirrja e dytë për kompensimin e e një pjese të shpenzimeve për blerjen stufave me peleti, thirrja e parë publike u shpall vitin e kaluar dhe u subvencionua blerja e stufave për 196 qytetarë, ndërkaq Qyteti i Shkupit për këtë projekt kishte siguruar 5.896.000 milionë denarë.

Këtë vit për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të blerjes së stufave me peleti Qyteti i Shkupit në buxhet ka siguruar 10 milionë denarë.

Qyteti i Shkupit, me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat ndotin në mënyrë minimale ajrin dhe truallin dhe nuk ndikojnë mbi ndryshimet klimaterike, banorëve të cilët do të blejnë stufa me peleti nga dita e shpalljes së Thirrjes publike më 13.03.2017, do t’u sigurojë kthimin e mjeteve në vlerë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me tatimin personal mbi pagën shtuar të përfshirë.

Thirrja publike, kërkesa dhe formulari mund te gjenden dhe merren në këtë link

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 27.2.2017
Paralajmërime
14.11.2015
VIJON KONKURSI PËR BLERJEN E FOTOGRAFIVE ME MOTIVE NGA QYTETI I SHKUPIT
Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1084609