MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

VENDOSEN KATADIOPTER PËR DUKSHMËRI MË TË MIRE TË SINJALIZIMIT HORIZONTAL

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP"Rrugë dhe rrugica" ka vendosur katadiopter në rrugën Gjorçe Petrov, në pjesën nga rrethrrotullimi tek QT "Planet" dhe rruga Voin Drashkoviç deri te ura për në Saraj. Katadiopterët e rinj do t’u mundësojë shoferëve dukshmëri më të mirë të sinjalizimit horizontal..

Katadiopterët janë vendosur në mes të vijës së plotë të dyfishtë të rrugës. Ato janë me reflektim të bardhë dhe vendosen në  distancë prej 1 metër, 3 metra dhe 5 metra. Në të ardhmen katadiopter të këtillë do të vendosen edhe  në vendkalimet e këmbësorëve, gjegjësisht në zebra.

Vendosja e katadiopterëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në bulevardin Aradhat partizane, në hyrje të punktit të NTP, në hyrje të tregut në Gjorçe Petrov, në hyrje të poliklinikës në "Gjorçe Petrov" dhe tek rrethrrotullimi në bulevardin Aradhat partizane, te kisha "Shën Pjetri dhe Pali."

Vendosja e katadiopterëve do të bëhet edhe në rrugë të tjera në qytet sipas programit të përcaktuar nga ana e Qytetit të Shkupit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 14.3.2017
Paralajmërime
14.11.2015
VIJON KONKURSI PËR BLERJEN E FOTOGRAFIVE ME MOTIVE NGA QYTETI I SHKUPIT

Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1108119