MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Në kuadër të projektit evropian
PREZANTIME DHE DISKUTIME PROFESIONALE PËR EFIKASITET MË TË MADH TË TRANSPORTIT

 

 

Dje dhe sot /14 dhe 15.03.2017/ në Shkup u mbajtën shumë prezantime dhe diskutime  profesionale për arritjen e efikasitet më të madh në transport, të cilat janë organizuar në kuadër të projektit evropian CREATE - "Ulja e dendësisë së trafikut në Europë - arritje e efikasitetit të transportit "( Congestion Reduction in Europe – Achieving Transport Efficiency).

 Në këto debate dhe prezantime morën pjesë Klemens Kavolli, ekspert për transportin urban nga kolegji univerzitar në Londër dhe koordinator i projektit, Dejvid Bull, ekspert për transportin urban me përvojë të madhe, profesorë nga shumë universitete, si dhe përfaqësues të administratës së Qytetit të Shkupit, të Ministrisë së punëve të brendshme, nga Instituti për planifikim, urbanizëm dhe komunikacion- IN Puma dhe Agjencia për planifikimin hapësinor të Republikës së Maqedonisë.

Projekti CREATE është projekt kërkimor i financuar nga programi i Komisionit evropian me programin për hulumtim dhe inovacione "Horizont 2020" dhe i njëjti është një nga projektet e para që ka të bëjë me detyrën për ballafaqim me bllokimet e trafikut urban në rrugë, sidomos në qytetet me rritje të shpejtë të përdorimit të automobilave.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ul dendësinë e trafikut në qytetet evropiane duke nxitur ndryshime në shprehitë e transportit, nga udhëtimi me automobila në udhëtim me llojet e qëndrueshme të transportit si për shembull përdorimi i transportit publik, biçikletave  dhe udhëtimi në këmbë.

Projekti CREATE duhet t’u ndihmojë qyteteve pjesëmarrëse në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të transportit. Kjo do të arrihet përmes shkëmbimit të përvojave dhe duke marrë praktikat më të mira në mes të qyteteve pjesëmarrëse në këtë projekt, kryesisht në mes të qyteteve që karakterizohen me rritje rapide të përdorimit të automobilave nga njëra anë, dhe qytetet që kryejnë zhvendosjen e hapësirës për automobila të transportit publik dhe promovimin e udhëtime në këmbë dhe përdorimi i biçikletave në anën tjetër.

 

Më shumë rreth projektit mund të shikoni në veb linkun e mëposhtëm.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 15.3.2017
Paralajmërime
14.11.2015
VIJON KONKURSI PËR BLERJEN E FOTOGRAFIVE ME MOTIVE NGA QYTETI I SHKUPIT
Facebook
Twitter
Youtube Channel
Blogspot
FUPOL

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1099054