MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

KONTROLL E BRENDSHME PËR ADMINISTRATË MË EFIKASE TË QYTETIT

 

Reforma më e re e punës së administratës së qytetit është futja e kontrollit të brendshëm në mënyrë që të sigurohet efikasitet më i madh në punë dhe shërbime më të mira dhe në kohë për të gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit. 

- Në Qytetin e Shkupit për herë të parë u soll kontrolli i brendshëm, i cili në dy muajt e ardhshëm duhet të përgatisë regjistër të të gjithë lëndëve që kanë mbërritur në Qytet ku lëndët kategorizohen sipas llojit dhe kohës. Qëllimi i këtij aktiviteti është të parandalojë ndërprerjet procedurave në qytet, dhe të kursejë qytetarët nga stresi dhe kohën e humbur nëpër sportelet dhe zyrat duke kërkuar përgjigje për mos-përgjigjet për lëndët e tyre. Përcaktojmë kategori sipas peshës specifike për sa ditë pune duhet të jetë përpunuar një lëndë. Për shembull, tatimi i pronës do të llogaritet për 10 ditë, licenca për shoferët e taksive do të lëshohet për 30 ditë,  - tha kryetari i komunës Shilegov.


 

Përveç parandalimit të mundësisë për shtyrjen e procedurave në Qytet, me këtë reformë gjithashtu do të sillet edhe mundësia për monitorim dhe efikasitet të çdo punonjësi në administratën e qytetit, ndërsa kontrolli i brendshëm në këtë mënyrë do të mbajë shënime për secilin punonjës

- Me këtë do të rritet shpejtësia dhe cilësia e punës së administratës. Prej të hënës, të gjithë qytetarët të cilët kanë lëndë aktive ose lëndë të reja të dorëzuara në Qytet do të kenë mundësi të raportojnë në kontrollin e brendshëm në emailin: kontrola@skopje.gov.mk. Raportoni nëse lënda juaj nuk përpunohet shpejt, raporto nëse lënda Juaj nuk përpunohet në kohë, raporto nëse mendoni se keni kërkesa joprincipiale nga administrata e qytetit - shtoi Shilegov.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 14.9.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1247046