MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

Thirrje publike për financimin e programeve dhe projekteve nga fusha e kulturës

QytetiiShkupit, dje(17 shtator 2018) e shpalliThirrjenpublikepërfinancimin e projektevedheaktivitetevengafusha e kulturës me interespërQytetinpërvitin 2019 kumundtëdorëzohenpropozim-projektepërkëtofusha:

1. Përkrahja e projekteve, manifestimeve dhe aktiviteteve nga fusha e veprimit profesional, amator dhe rinor, në fushat e mëposhtme:

1.1.        Arte performuese

1.2.        Arte muzikore 

1.3.        Arte vizuale dhe arte të mediumeve të reja

1.4.        Veprimtari botuese dhe bibliotekare 

1.5.        Veprimtari muzeore dhe promovimi i trashëgimisë kulturore

2. Bashkëpunim ndërkombëtar.

3. Veprimtari profesionale, amatore dhe rinore si nënkategori për çdo fushë.

Në Thirrjen publike mund të marrin pjesë artistë, artistë të pavarur, institucione nga fusha e kulturës, shoqata qytetare, fondacione dhe persona të tjerë juridikë dhe fizikë që kryejnë veprimtari nga fusha e kulturës në përputhje me Ligjin për kulturë dhe dispozitat e tjera pozitive ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Përveç fushave specifike të përmendura, fletëparaqitjet e deponuara duhet të  plotësojnë “Qëllimet dhe kriteret për zgjedhjen e projekteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit” që janë dhënë të bashkëngjitura me Thirrjen publike të shpallur në Ueb portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit 

Fletëparaqitjet (aplikacionet) mund të merren në Sektorin për veprimtari publike – Seksioni për kulturë i Qytetit të Shkupit (baraka 2) Arkivi i Qytetit të Shkupit ose nga Ueb portali zyrtar i Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Thirrja publike është publikuar në gazetat ditore “Koha” dhe “Slobodenpeçat” dhe zgjat deri më 15.10.2018, përkatësisht 30 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe ueb-portalin zyrtar të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk

Informacione plotësuese mund të merren në telefonin 02/ 3297-323, 02/ 3297 – 324, 02/ 3297 – 289, dhe në e-mail adresën e mëposhtme kultura@skopje.gov.mk.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 18.9.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1247038