MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOV: ÇAIRI FITOI PARK TË RI PAS NJË KOHE TË GJATË

 

 

Kryetari Shilegov dhe drejtori i NP“Parqe dhe gjelbërimi”ArdijanMuça, sot morën pjesë në promovimin e sipërfaqes së re të gjelbër publike – parkut të ri në rrugën "Dizhonska" në komunën e Çairit.

 


- Gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit. E kemi rikonstruktuar parkun në rrugën “Dizhonska”  në sipërfaqe prej 5,860 metra katrorë. Rikonstruktimi ka përfshirë rregullimin hortikulturor të sipërfaqes së gjelbër publike, largimin e mbetjeve  dhe ngritjen e barit të ri. Gjithashtu, u instalua rrjet i ri hidrant me sistem për ujitje me spërkatëse, ku u instaluan pop apspërkatëse - tha Shilegovi.


 

Ai shtoi se simbolikisht parkun e promovojnë në Ditën botërore të paqes me qëllim nxitjen e vlerave evropiane për ruajtjen e mjedisit jetësor.

- Investimi në mjedis të shëndetshëm është përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e të gjithë gjeneratave të tashme dhe të ardhshme. Çairi  është komuna me dendësinë më të lartë të popullsisë, hapësira më së paku të papërdorura, komunë që ka patur pak vëmendje nga pushtetet e mëparshme. Çairi është një nga komunat në qytet me më së paku gjelbërim nën ingjerenca të Qytetit. Haptazi them se i kushtojmë vëmendje të barabartë zhvillimit të të dyja anëve të Vardarit - tha Shilegov.

 


Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit përpiluan gjithashtu një plan për krijimin e rrjetit të shtigjeve për biçikleta në territorin e Çairit. Faza e parë për realizimin e tyre është rruga e çiklizmit në rrugën "Brigada e dytë maqedonase"


 

Qyteti i Shkupit gjithashtu përgatit dokumentacionin projektues për investime tjera kapitale në këtë komunë, si: zgjerimi i bulevardit Bosnja dhe Hercegovina dhe ndërtimi i një tuneli që do të mundësojë shkarkimin e të gjithë trafikut që kalon përmes Bit pazarit Bitit dhe sidomos bllokimi i trafikut në kryqëzimin tek Pallati Gjyqësor, ku vlerësohet se gjatë ditës aty kalojnë mbi 86.000 automjete.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 21.9.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1247042