MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Në Beograd
SHILEGOVI merr pjesë në forumin e kryetarëve të 16 vendeve të EQL dhe Kinës

 

Në Beograd, Republika e Serbisë, sot dhe nesër zhvillohen shumë ngjarje në kuadër të Samitit të përfaqësuesve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës (16+).

Në pjesën e vetëqeverisjes lokale, sot u mbajt Forumi i Tretë i kryetarëve të kryeqyteteve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Republikës Popullore të Kinës (16+), në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Në hapjen e samitit, u drejtuan një numër i madh përfaqësuesish të qeverisë serbe dhe kineze, si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ministri i transportit i RP të Kinës, Li Ksiaopeng dhe kryetari i Beogradit Zoran Radojicic.


 

Në kuadër të Forumit të kryetarëve, do të mbahem shumë takime dhe panele pune ku do të diskutohet për shumë tema, me fokus në projektet investuese, partneritetet publike dhe private, ofertën e përbashkët turistike të Evropës Qendrore dhe Lindore që synon tregun kinez si dhe aplikimi i teknologjive moderne në funksionimin e përditshëm të qyteteve.

- Në Forum Qyteti i Shkupit merr pjesë me dy koncepte: konceptin për ndërtimin e  infrastrukturës në qytetin tonë dhe konceptin për zhvillimin e të ashtuquajturit “Qytet i mençur"(smart city). Pres që shkëmbimi i përvojave që do të kemi me kolegët kryetarë  të kontribuojë në Shkup, në mënyrë që të mund të implementojmë disa nga zgjidhjet që ekzistojnë në këto qytete - tha Shilegov në forumin e kryetarëve.

 

 

Shilegov tha se shpreson që në të ardhmen e afërt Shkupi të jetë nikoqir i një tubimi të këtillë të madh.

Paralelisht me Forumin e Tretë të kryetarëve të kryeqyteteve të shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Republikës Popullore të Kinës (16+), këto ditë po mbahet edhe Samiti i Tretë i ministrave të transportit të vendeve pjesëmarrëse në mekanizmin e bashkëpunimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 16.10.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1247032