MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOVI: E SHPALLIM VENDIMIN PËR NOMINIMIN E SHKUPIT PËR TITULLIN "KRYEQYTETI EVROPIAN I KULTURËS"

 

Kryetari Shilegov, sot mori pjesë dhe u drejtua në konferencën në Sallën Universale merastin e interesimit të Qytetit të Shkupit për të kandiduar për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2028. Ne konferencë mori pjesë edhe Ivan Totev, Kryetar i Plovdivit, Bullgari - Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019 dhe Davor Bujinac, Këshilltar në Seksionin e Kulturës dhe koordinator i kandidaturës të Qytetit të Lubjanës, Slloveni - qytet kandidat për Kryeqytet Evropian të Kulturës për vitin 2025, të cilët i ndanë përvojat e tyre për mënyrën dhe proceset në lidhje me dorëzimin e aplikacionit për titullin prestigjioz evropian dhe Robert Alagjozovskit si koordinator strategjik i ekipit. 

 

 

 

- Qyteti i Shkupi qysh para disa viteve ka filluar iniciativën dhe sot edhe zyrtarisht e kemi shpallur vendimin për nominimin e Shkupit si kandidat i mundshëm për titullin e Komisionit Evropian "Kryeqyteti Evropian i Kulturës". Ky aplikim është dëshmi e angazhimit tonë për qytet evropian modern, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivelin më të lartë. Të gjitha aktivitetet e kulturës të Qytetit (si renovimi i Sallës Universale) do të kahëzohen drejt qëllimit që Shkupi në vitin 2028 të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës - tha Shilegov.

Ai shtoi se nuk ka pothuajse asnjë kryeqytet në Evropë që nuk ka qenë kandidat për këtë status prestigjioz dhe rikujtoi se të jesh kryeqytet evropian i kulturës nuk do të thotë vetëm një program i pasur ngjarjesh, por edhe ringjallje e hapësirave të reja kulturore.

 

 

- Kjo është konfirmim i diversitetit kulturor të Evropës dhe ilustrim se si kultura bashkon dhe nuk di për kufijtë. Kultura gjithnjë e më shumë zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e qyteteve, por gjithashtu është një nxitës i zhvillimit urban, social dhe ekonomik. Përvoja e kryeqyteteve evropiane të kulturës thotë se për çdo euro të investuar, Qyteti merr 8. Prandaj, ky titull do të thotë numër në rritje të turistëve të huaj, si dhe njohje dhe zhvillimi më të madh. Viti 2028 do të vijë së shpejti dhe do të kalojë, por ajo që ky qytet do të marrë si trashëgimi nga e gjithë kjo, do të zgjasë me vite të tëra. Përveç ekipit të kryesuar nga Robert Alagjozovski si koordinator strategjik, unë sinqerisht besoj se në vitin 2028 Shkupi do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës dhe do të numërohet në mesin e një Liverpolit, Dublinit, Amsterdamit, Madridit, Stambollit, Kopenhagës ...- tha Shilegov.

 

 

Kryetari i Plovdivit, Ivan Totev, në fjalimin e tij përshëndetës në temën: Rëndësia e dimensionit politik në mbështetjen për qytetin dhe kandidaturën e tij për Kryeqytetin Europian të Kulturës, iniciativën afatgjate, përvoja personale dhe rëndësia e qytetit, i prezantoi përfitimet që i ka marrë qyteti i Plovdivit dhe qytetarët e tij nga aplikim i tij për këtë titull. Ai tha se numri i përfitimeve është i madh, dhe presin gjatë viteve të ardhshme edhe të rritet, por i veçoi disa të cilat i konsideron si më të rëndësishme, të tilla si: përmirësimi i jetës në qytet, uljen e papunësisë, rritjen e numrit të investimeve të vendit dhe nga jashtë, hapja e disa kompanive IT, si dhe rritja e numrit të turistëve që vizitojnë qytetin pas aplikimit. Gjithashtu theksoi se pas aplikimit për këtë titull prestigjioz kanë mësuar planifikimin afatgjatë dhe të shkruajnë strategji për projektet që do të zbatohen pas 5 apo 10 viteve, por sigurisht ajo që mund të veçohet si më e rëndësishme është që qytetarët filluan të krenohen me qytetin e tyre.

 

 

Davor Bujinac, Këshilltar në Sekssionin e Kulturës dhe koordinator i kandidaturës të Qytetit të Lubjanës, Slloveni - qytet kandidat për Kryeqytet Evropian të Kulturës për vitin 2025, tha se Ljubljana është qytet i hapur dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim strategjik dhe për ndarjen e përvojave si qytete kandidate për këtë titull të rëndësishëm.

Në shtator të këtij viti u formua një grup pune që filloi procesin e punës me iniciativën - Shkup Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028, koordinuar nga Robert Alagjozovski, koordinator kombëtar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunimit ndër resor në kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev. Grupi i punës përbëhet nga ekspertë në fushën e menaxhimit kulturor, planifikimit strategjik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 14.11.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253623