MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

7 KILOMETRA SHTIGJE TË REJA PËR BIÇIKLETA NË SHKUP

 

Për të përmirësuar kushtet për ngasje të biçikletave, ekipet e Qytetit të Shkupit kanë ndërtuar dhe rindërtuar 7 (shtatë) kilometra rrugë çiklizmi përgjatë rrugëve dhe bulevardeve të qytetit në komunat e Kisella Vodës, Qendrës, Çairit dhe Butelit. Gjatë punimeve ndërtimore u respektuan të gjitha standardet për ndërtimin e shtigjeve për biçikleta – u shenjëzua sinjalizimi horizontal dhe u bë rrafshimi i skajoreve në hyrje dhe dalje të rrugëve, me qëllim që të sigurohet ëvizja e sigurteë e çiklistëve.

 

 

Ndërtimi dhe rikonstruksioni i shtigjeve të çiklizmit u zhvillua në konsultim me aktivistët civilë të angazhuar në promovimin e çiklizmit. Në periudhën e fundit, shtigje të reja për këmbësorë dhe çiklizëm janë ndërtuar në rrugët dhe bulevardet e mëposhtme: bulevardi Boris Trajkovski, nga ish fabrika "Staklarnica" deri te barakat e Kisella Vodës (gjithsejt 3,029 metra); - bulevardi Boris Trajkovski, në pjesën prej te Rampa në udhëkryqin me bulevardin Krushevska (gjithsej 103 metra); - rruga 11 Tetori pjesa nga kryqëzimi me bulevardin Krushevska deri tek udhëkryqi me bulevardin Koço Racin (1,332 metra); - bulevardi Krste Misirkov, nga udhëkryqi me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu deri te udhëkryqi në Bit Pazar (gjithsej 1.704 metra); - rruga e Butelit nga rruga Bosnje dhe Hercegovina në udhëkryqin me rrugën Dushko Popoviç(gjithsej 620 metra).

 

 

Shtatë kilometrat shtigje të reja janë pjesë e pothuajse 12 kilometra shtigje për biçikleta që janë ndërtuar dhe rindërtuar në Shkup nga fillimi i mandatit të kryetarit Shilegov. Gjegjësisht nga nëntori i vitit 2017 janë ndërtuar dhe rindërtuar edhe këto pjesë: në rrugën Gjorçe Petrov, në pjesën nga rruga Kuzman Shapkarev drejt daljes të Shkupit (240 m); në bulevardin 8. Shtatori, në bulevardi Aradhat partizane deri te ura te hoteli Aleksandar Palas (900 metra); në bulevardin Koço Racin, nga bregu "13 Nëntori" deri te rruga 11 Tetori – në perëndim dhe nga rruga 11 Tetori deri në bulevardin Kuzman Josifovski Pitu, te marketi VERO - në lindje (1200 m); në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, në pjesën nga rruga Xhon Kenedi deri te rruga Rokomija (600 metra); si dhe në rrugën Brigada e dytë maqedonase, nga bulevardi Hristijan Todorovski Karposh deri te rrethrotullimi në rrugën Lazo Trpovski - korsi (2000 metra). Në rrjedhë është edhe ndërtimi i shtigjeve të biçikletave në bulevardin Serbia nga udhëkryqi me bulevardin Boris Trajkovski deri në udhëkryqin me bulevardin ASNOM; në bulevardin Kiro Gligorov, nga udhëkryqi me bulevardin ASNOM deri në qarkorja në Autokomandë; si dhe në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov, përballë Restorantit të qumështit.

 

 

Ky përmirësim i rëndësishëm i infrastrukturës së çiklizmit në qytet do të vlerësohet nga Komisioni Evropian gjatë evaluimit të Qytetit të Shkupit për çmimin prestigjoz "Qyteti i gjelbër evropian" në vitin 2021, i cili vlerëson përparimin që një qytet do të arrijë në zbatimin e politikave të gjelbra respektivisht në përmirësimin e mjedisit jetësor.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 26.11.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253629