MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
RRESHT DRUNJËSH NË BIT –PAZAR
40 DRURË TË RINJ NË RRUGËN MË TË FREKUENTUAR TË QYTETIT

 

 

 

Qyteti i Shkupit punon në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, respektivisht në kompensimin e gjelbërimit të humbur, rritjen e parqeve dhe varg drunjtëve dhe mbrojtjen e të gjitha sipërfaqeve të gjelbra publike në qytet. këtë vjeshtë do të mbillen gjithsej 3.500 fidane me cilësi të lartë në disa vende në të gjitha komunat e Shkupit

 

 


- Per here te pare Sot ne Bit-Pazar do te kete rresht drunjesh. Ne bulevarin Krste Misirkov, ne hapsiren nga Bit Pazari deri tek Q.T.Mavrovasja, Qyteti i Shkupit do te mbjell rreth 40 drunj te rinj. Matjet e deritanishme te stacionit i cili gjendet ne kete lokacion, periudhen e kaluar kane treguar se ky lokacion ka koncentrim te madh te grimcave PM10. Me gjelberimin e kesaj hapesire jemi te bindur qe do te ndikojme ne uljen e ndotjes se ajrit ne kete pjese te qytetit. Njeherit, me mbjelljen e drunjeve ne kete hapësire, trotoaret me ne fund do te clirohen nga veturat., prioritet kete vjeshte eshte ripertrirja e te gjitha drunjeve ne qendren e qytetit si dhe ngritja e rresht drunjeve te ri si ky ne Bit Pazar dhe tjetra qe do te behet ne lagjen Gjorce Petrov. Ne Shkup, ne hapsirat e rrugeve te qytetit dhe ne hapesirat ne mes te bulevardeve ka perafersisht 500 rrenje drunjesh, te cilat planifikojme t'i largojmë dhe ne vend te tyre te mbjellim drunj te rrinj te shendoshe – tha Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Ai shtoi se javën e kaluar u ripërtëri rreshti i drurëve në bulevardin Mitropolit Teodosij Gologanov ku u zëvendësuan 40 drurë të prerë dhe të rënë me fidane te reja me cilësi të lartë, gjegjësisht me llojin e njëjtë të drunjëve që kanë qenë në këtë rresht drurësh.

 

 

 

Javën e ardhshme do të rikonstruohet rreshti i drunjëve në rrugën Franklin Ruzvelt, ndërkaq në periudhën e ardhshme do të ngritët një rresht i ri i drunjëve në Gjorçe Petrov –tha zëdhënësi Saliu. 

Te gjithe drurët e rinj do te mbjellen me kujdes dhe do ta mbajne autentizmin e llojit te drurit i cili ka qene ne po te njejtin vend.

Këto akcione Qyteti i Shkupit po i realizon në bashkepunim me të gjitha komunat në Shkup, të cilat angazhohen me punëtorët dhe mekanizimin e tyre.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 29.11.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253619