MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

RIPËRTËRIHET TËRËSISHT RRESHT-DRURI NË RRUGËN FRANKLIN RUZVELT

 

 

 

Qyteti i Shkupi e vazhdon aksionin për ripërtrirjen e rresht-drurëve në Shkup si pjesë e aksionit të madh vjeshtor për gjelbërimin e qytetit.

- Sot, po rinovojmë rreshtin e drurëve në Ruzveltova, edhe atë në dy anët përgjatë rrugës, nga bulevardi Ilinden deri te rruga Vasil Gjorgov. Po i zëvendësojmë të gjithë drurër e prerë dhe të rënë me fidane të reja me cilësi të lartë të llojit Gështenjë e egër, autentike me pjesën tjetër të rreshtit të drurëve në këtë rrugë –theksoi zëdhënësi I Qytetit të Shkupit, Valon salihu.

 

 

 

Ripërtëritja e rresht-drurëve do të realizohet në mënyrë që fidanet e reja të mbillen me kujdes, me llojet autentike që kanë ekzistuar më parë në të njëjtin vend.

- Këtë vjeshtë do të mbillen 3.500 fidane gjetherënëse me cilësi të lartë në disa lokacione në të gjitha komunat e Shkupit. Morëm obligim para  qytetarëve për ta rikthyer gjelbërimin e humbur dhe për të luftuar për çdo centimetër hapësirë të lirë për gjelbërim të ri. Ndryshe nga pushteti i  mëparshëm që shkatërroi gjelbërimin ku do që arrinte. Përmes kompensimit të gjelbërimit të humbur, rritjen e numrit të parqeve dhe rresht –drurët si dhe mbrojtjen e të gjitha hapësirave të gjelbra publike në të gjitha komunat në qytet, seriozisht po punojmë për ta ulur nivelin e ndotjes dhe përmirësimin e mjedisit jetësor në qytet – tha Salihu.

 

 

 

Investimi në mjedis të shëndetshëm jetësor është përfitim i përhershëm që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve, prandaj në mënyrë konstante jemi duke punuar që qytetarëve t'u sigurojmë sa më shumë sipërfaqe të pastërta dhe të gjelbra.

Këtë aksion vjeshtor, Qyteti e realizon së bashku me të gjitha komunat në Shkup të cilat marrin pjesë me punëtorë të tyre, makineri dhe fidane.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 4.12.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253618