MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

NESËR NË MBRËMJE DO TË NDRIÇOJË BREDHI VITIT TË RI NË NË SHESHIN "MAQEDONIA"

 

Ndriçimi i bredhit të Vitit të Ri i vendosur në sheshin "Maqedonia", është caktuar për nesër në mbrëmje në ora 19:00. Do të hapet edhe Vinterlend – lagje e Vitit të Ri që do të kontribuojë në atmosferën festive në qytet, në prag të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjes.

Ndriçimin e bredhit do ta shoqërojë performanca e korit të shkollës së mesme i përbërë nga 120 nxënës nga nëntë shkolla të mesme të Qytetit të Shkupit nga këto shkolla "Nikolla Karev", "Rade Jovçevski Korçagin", "Josip Broz Tito", "Orce Nikollov", "Koço Racin", “Vasil Antevski Dren "," Vlado Tasevski" , "Zef Lush Marku "dhe" Pançe Karagjozov " të cilët rreth gjysmë ore do të këndojnë këngë të Krishtlindjeve. Nxënësit e shkollave të mesme në sheshin "Maqedonia" do të arrijnë të shoqëruar nga anëtarët e orkestrës frymore të qytetit të cilët do të bëjnë parade koncertale nga Stacioni i vjetër hekurudhor, nëpër rrugën Maqedonia deri në sheshin "Maqedonia".

 

 

Në ndriçimin e bredhit të Vitit të Ri do të marrë pjesë Kryetari Shilegov i cili do ta shënojë fillimin e festimit të Vitit të Ri në Shkup.

Hapësira rreth bredhit do të rregullohet si lagje e Vitit të Ri ku do të ketë shtëpiza të zbukuruara në ambient të Vitit të Ri dhe kënde për të qeshura dhe argëtim. Do të ketë edhe skenë të vogël ku çdo ditë do të organizohen aktivitete që do ta tërheqin interesin e të gjithë qytetarëve, pavarësisht moshës. Do të ketë edhe top për të krijuar borë artificiale, e cila do ta plotësojë imazhin e dimrit. Do të ketë edhe terrene të lojërave për fëmijë, si dhe ngjarje të ndryshme me karakter të Vitit të Ri. Në mes do të vendoset edhe bredhi i Vitit të Ri dhe hapësira rreth tij do të organizohet si pjesë për ushqime dhe pije, ku njerëzit mund të ulen dhe të kënaqen me ofertat e shtëpizave përreth

Qyteti i Shkupit i fton të gjithë qytetarët të vijnë në shesh dhe së bashku ta ndiejmë magjinë e Vitit të Ri. Programi zyrtar festiv në qendër të qytetit do të fillojë më 15 dhjetor.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 6.12.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1253624