MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

QYTETI I SHKUPIT DHE TELEKOMI I MAQEDONISË E SJELLIN GRUPIN “PARNI VALJAK” PËR NATËN E VITIT TË RI

Qyteti i Shkupit, si organizator dhe Telekomi i Maqedonisë si mbështetës kryesor, për qytetarët në kryeqytet kanë përgatitur përjetime të ndryshme gjatë festës së Vitit të Ri dhe një aheng të paharrueshëm për Vitin e Ri 2019 në sheshin "Maqedonia". Detajet e kremtimit të Vitit të Ri në qendër të Shkupit në konferencën e sotme për shtyp i publikuan kryetari Petre Shilegov dhe drejtori ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë, Nikola Ljushev.

-Miku im i dashur Aki me kënaqësi e pranoi këtë ofertë. Duke pasur parasysh se ai ka jetuar një kohë të gjatë në Shkup dhe se ky qytet ka një vend të veçantë në zemrën e tij, unë mund të them me siguri se nata e Vitit të Ri në kryeqytetin tonë do të jetë e veçantë për të dhe e paharrueshme për të gjithë ne - tha sot kryetari Shilegov. Ndërkaq, Qyteti i Shkupit nga kjo fundjavë e fillon programin muzikor dhe kulturor në lagjen e Vitit të Ri “Vinterlend” e vendosur në sheshin “Maqedonia”.  Kjo pjesë e qytetit, nesër, e shtunë do të fillojë të jetojë në euforinë e Vitit të Ri, diçka që do t'u japë qytetarëve momente të këndshme me të afërmit dhe miqtë e tyre. Këtu do të ketë gjithashtu program për më të vegjëlit që do të zgjojë gëzimin e tyre. Me një fjalë, do të ketë argëtim për të gjitha gjeneratat - shtoi Shilegov.

Në sheshim "Maqedonia", tashmë janë vendosur shtëpizat prej druri, si pjesë e lagjes së Vitit të Ri ku ofrohen gjësende të punuara me dorë, dekorime, libra, dhurata të  Krishtlindjeve, si dhe specialitete gastronomike dhe pije të ndryshme të nxehta për atmosferë të plotë dhe të vërtetë festive. 

 

- Telekomi i Maqedonisë dhe Qyteti i Shkupit për 14 vjet rresht kanë bashkëpunim të shkëlqyer në organizimin e festimit të Vitit të Ri në kryeqytetin tonë. Si  kompani e telekomunikacionit që ka rrjetin më të mirë në vend, gjithmonë përpiqemi qytetarëve tu mundësojmë komunikim pa pengesa gjatë gjithë vitit, dhe më shumë se kaq, përpiqemi edhe për të ndihmuar në organizimin e ngjarjeve në këtë periudhë të vitit që do të pasurojë atmosferën e Vitit të Ri . Prandaj, në emër të Telekomit të Maqedonisë qytetarëve të Maqedonisë u urojë festat, argëtim, shoqërim dhe të krijojnë dhe të ndajnë përvojat e paharrueshme me të dashurit - tha Nikola Ljushev, drejtor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Me Programin i cili fillon nesër, "Vinterlend" çdo ditë do të ketë aktivitete të ndryshme për argëtim dhe rekreacion për qytetarët tanë, dhe gjatë fundjavës do të organizohen aktivitete për fëmijët dhe koncerte për të rriturit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 14.12.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1287964