MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

U SHPALLËN OBJEKTET MË TË MIRA TREGTARE PËR VITIN 2018

Qyteti i Shkupit dhe agjencia "SWOT Research", agjenci e specializuar për analizën e shërbimeve cilësore përmes klientëve të fshehtë, edhe këtë vit vazhdoi traditën dhe zgjodhi objektin më të mirë tregtar në Shkup në kuadër të projektit "Muaji i tregtisë". Pllakatat për më të mirët, sot  i ndau Marko Todorov, Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Qytetit të Shkupit.

 

- Ky projekt buron nga Programi për financimin e projekteve për zhvillimin e artizanatit, hotelierisë dhe tregtisë në qytetin e Shkupit përvitin  2018. Qëllimi i tij është të nxisë zhvillimin e tregtisë dhe zejtarisë dhe të theksojë nevojën për të ndjekur tendencat bashkëkohore dhe zbatimin e teknologjive moderne në këto degë ekonomike, si dhe për të rrit cilësinë e shërbimit në tregtinë e më shumë veprimtarive në nivel të qytetit të Shkupit.  Me kënaqësi po theksoj se Shkupi ka me çka të mburret. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për butiqe, sallone për orendi shtëpie, supermarkete ose dyqane për amvisëri, po i  ndjekim trendet botërore dhe po përparojmë në çdo aspekt. Ju inkurajoj që të vazhdoni të luftoni, edhe pse e di se nuk është gjithmonë e lehtë. Jemi këtu për ju sa herë që keni nevojë për mbështetje, sepse kur përparoni Ju, edhe Qyteti përparon gjithashtu - tha Todorov sot.

 

Ai falënderoi Agjencinë SWOT Research për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Për objektet më të mira tregtare për vitin 2018 zgjidhen këto:

 

Kategoria " Aparate për amvisëri, teknikë e bardhë dhe gjithçka për shtëpi"


1. Gorenje

2. Neptuni

3. Elipso

 

Kategoria "Aksesorë të modës dhe bizhuteri"


1. Bozhinovski
2. Sigma
3. AB bizhuteri

 

Kategoria "Pajisje kompjuterike, audio-video dhe telekomunikuese"


1.Del stor
2. Aj Stail
3. Duna iStore

Kategoria "Parfumeri dhe kozmetikë"
1. Ri-Ma
2. Anabela
3. Logona

 

Kategoria "Sallone mobiljesh"
1. Stilles
2. Akron
3. Kristina Damil

Kategoria "Supermarkete"
1. Ramstor
2. Granap
3. Vero

Kategoria "Butiqe"


1. Tudors
2. Lamas
3. Bonati Fiore

Kategoria "Amvisëri"


1. Tehnopolis
2. Luco
3.Jysk

 

Çmimi objekti më i mirë tregtar në Shkup këtë vit ndahet për të 12-tën herë.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 24.12.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1311466