MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

PËR NJË VIT 14,6 KILOMETËR SHTIGJE PËR BIÇIKLETA NË SHKUP

Sot Qyteti i Shkupit prezantoi shtigjet e ndërtuara për çiklizëm në Shkup gjatë vitit të kaluar dhe informoi për shtigjet e  biçikletave që do të ndërtohen vitin e ardhshëm.

- Në 14 muajt e fundit, pas ardhjes së administratës së re të qytetit, janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 14.6 km shtigje për çiklizëm dhe për këmbësorë në vlerë prej 56.5 milion denarë. Për herë të parë, u ndërtuan shtigje për biçikleta në rrugët e qytetit në komunat e Kisella Vodës, Cairit, Butelit dhe Gjorçes Petrov si dhe u ndërtuan shtigje të reja për biçikleta edhe në komunat Karposh, Qendër dhe Gazi Babë- tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu në konferencën e sotme për media.

Në komunën e Kisella Vodës janë rikonstruktuar gjithsej 3.1 kilometër shtigje të çiklizmit në disa pjesë të bulevardit Boris Trajkovski dhe në rrugën 11.Tetori. Në Komunën Qendër janë rindërtuar gjithsej 2.4 kilometra shtigje për biçikleta në disa pjesë të bulevardeve Krste Misirkov, Koço Racin, VMRO (ish rruga Marksi dhe Engelsi) si dhe rrugët 11.Tetori dhe Shën Qirili dhe Metodi. Në komunën e Çairit janë ndërtuar 2.5 kilometra shtigje të çiklizmit në pjesët e bulevardeve Hristian Todorovski Karposh dhe Krste Misirkov si dhe në rrugët  Brigada e dytë maqedonase dhe Ferid Bajram. Në komunën e Butelit janë ndërtuar gjithsej 1.2 kilometra shtigje të çiklizmit në disa pjesë të bulevardit Hristian Todorovski Karposh dhe rrugën e Butelit. Në komunën Gjorçe Petrov janë ndërtuar gjithsej 3.3 kilometra shtigje të çiklizmit në disa pjesë të bulevardit Aradhat partizane dhe në rrugën Gjorçe Petrov. Në komunën e Karposhit janë ndërtuar 1.5 kilometra shtigje të çiklizmit në bulevardin 8. Shtatori. Në komunën e Gazi Babës është ndërtuar shtegu për bicikleta në gjatësi prej 600 metra në bulevardin Kiro Gligorov.

-  Shkupi duhej të ishte qytet i çiklizmit në vitin 2017. Për fat të keq, deri në vitin 2017 vetëm 60% e rrjetit të planifikuar të biçikletave është ndërtuar. Për një vit, ne arritëm të ndërtojmë një shtesë prej 20%, me çka u ngjitëm në 80% të rrjetit të nevojshëm për ta lidhur qytetin - tha Salihu.

Qyteti i Shkupit gjithashtu ka përgatitur edhe një hartë për ilustrimin e shtigjeve të ndërtuara të çiklizmit në qytet, si dhe për pjesët që do të ndërtohen në periudhën e ardhshme. Në hartë, linjat e gjelbra shënojnë shtigjet e çiklizmit të ndërtuara ndërmjet viteve 2005 dhe 2017, linjat e kaltërta shënojnë shtigjet që janë ndërtuar në vitin 2018 dhe linjat e ndërprera me ngjyrë të kaltërt – shtigjet që do të ndërtohen në vitin 2019 dhe 2020.

 

- Për vetëm një vit është ndërtuar dhe rindërtuar 4 herë gjatësi më e madhe e shtigjeve  të biçikletave se sa mesatarja në vitet e mëparshme. Vitin e kaluar ishin 12.5 km dhe në të kaluarën mesatarja ishte 3.1 km. Në vitin 2018 u përkushtuam për të ndërtuar të a.q konektorë që i lidhin rrugët kryesore të çiklizmit në Shkup, dhe e lidhëm me shtigje të biçikletave dhe Ringun e madh. I veçuam konektorët në bulevardin  8 Shtatori i cili i lidh  4 shtigje paralele si dhe konektorin në bulevardin Kiro Gligorov i cili i lidh Autokomandën dhe Aerodromin  - shpjegoi Nikola Naumoski, udhëheqes i Sektorit për mbështetje të kryetarit.

Të gjitha shtigjet janë ndërtuar në përputhje me standardet që parashohin skajore,  , sinjalizimin përkatës horizontal dhe vertikal si dhe mbrojtje me shtyllëza .

Në vitin 2019 po planifikojmë ta lidhim edhe Ringun e vogël, duke vazhduar të ndërtojmë dhe rindërtojmë shtigjet e çiklizmit në gjatësi prej mbi 16 kilometra. Në përputhje me planet tona, me krenari mund të njoftojmë se në dy vitet e ardhshme Shkupi do të jetë një qytet i çiklizmit me një rrjet të zhvilluar të shtigjeve për biçikleta që do të lidhë të gjitha vendbanimet në qytet. Zhvillimi i rrjetit të biçikletave është parakusht themelor për avancimin e çiklizmit si një alternativë e qëndrueshme për transportin automobilistik. Me këtë gjithashtu luftojmë edhe kundër bllokimit të trafikut të shkaktuar nga përdorimi i tepruar i automobilave si mjet transporti në zonat urbane dhe kundër ndotjes së ajrit, që pjesërisht është shkaktuar nga përdorimi i lëndëve djegëse joekologjike për automjetet. Vazhdojmë të punojmë edhe më tej në zhvillimin e rrjetit të biçikletave dhe inkurajojmë qytetarët që të përdorin biçikletën si mjet transporti për të siguruar lëvizshmëri të qëndrueshme urbane dhe mjedis jetësor më cilësor" - theksoi Naumoski.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 26.12.2018
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1264804