MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

THIRRJE PUBLIKE PËR PROJEKTE NGA FUSHA E ARSIMIT

Qyteti i Shkupit sot e shpalli Thirrjen Publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019, me qëllim financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve.

Mjetet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit, në shumë të përgjithshme prej 3.500.000 denarë do të shfrytëzohen për financim të aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, përmes grandeve për projekte nga fusha e arsimit të përcaktuara për këto prioritete vijuese:

 

1.Krijimi i mjediseve të sigurta shkollore (ndihma psiko – sociale e anëtarëve të bashkësisë shkollore për ballafaqim me dhunën përmes sigurimit të përkrahjes profesionale për zbatim të denjë të mekanizmave dhe protokolleve të miratuara të punës në shkollat, si dhe promovimin e sistemit të vlerave pozitive);

2.Ngritja e vetëdijes dhe kujdesi për mjedisin jetësor duke formuar rrjet në eko klubet shkollore, si dhe përmes avancimit të bashkëpunimit dhe lidhshmërisë arsimtarëve, nxënësve, eksperteve nga fusha e ambientit jetësor dhe ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit në themelimin e sistemit të organizuar për selektimin e mbeturinave, si dhe realizimin e aksioneve në vazhdimësi për zbukurimin e ambientit jetësor.

 3.Edukim dhe promovim për ndërtimin e stileve të shëndetshme jetësore të të rinjve nëpërmjet fuqizimit të vetëdijes te nxënësit e shkollave të mesëm dhe të opinionit më të gjerë për përgjegjësitë personale në mbrojtje të shëndetit fizik, psikik, seksual dhe reproduktiv. Qëllimi specifik i projektit do të jetë avancimi i bashkëpunimit mes arsimtarëve, nxënësve dhe ekspertëve nga fusha e shëndetit në realizimin e aktiviteteve konkrete të cilat do të kontribuojnë në ndërtimin e stileve të shëndetshme jetësore tek të rinjtë.

 4.Hulumtime dhe promovim i të drejtave të nxënësve, lirive dhe dallimeve – me qëllim inicimin e debatit mes të rinjve për tema që janë relevante për preokupimet e tyre identike dhe të ofrojë përkrahje profesionale dhe ndihmë për këtë problematikë.

 5.Nxitja e zhvillimit së karrierës individuale të nxënësve dhe ofrimin e ndihmës plotësuese dhe përkrahjen e arsimtarëve dhe nxënësve në aktivitetet për orientimin e planifikuar dhe ndërtimin e karrierës së nxënësve.

 6.Organizimi i manifestimeve në të cilat do të prezantohen arritjet e larta shkollore, do të promovohen nxënësit më të mirë dhe do të prezantohen rezultatet e veprimtarisë edukative arsimore para opinionit të gjerë. 

 

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve zgjat 15 ditë pune, nga dita e shpalljes në gazetat ditore, gjegjësisht i njëjti zgjat nga data 09. 01.2019 deri më 29.01.viti 2019.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e tërësishëm, duhet të dorëzohet përmes postës në adresën vijuese: Qyteti i Shkupit, Sektori për arsim, bul. “Ilindenska” nr. 82, 1000 Shkup,  ose në arkivin e Qytetit të Shkupit deri në ora 15 (me shenjën – Sektori për arsim  – Fletëparaqitje për thirrje publike).

 

Thirrja publike e plotë mund të shihet në linkun më poshtë

 

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 9.1.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1322109