MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Në oborrin e SHMQSH "Mihajllo Pupin"
FILLOI NDËRTIMI I POLIGONIT PËR TRAJNIMIN E ELEKTRO-MONTUESVE DHE ELEKTRO-TEKNIKËT

 

Në oborrin e shkollës së mesme "Mihajllo Pupin" sot filloi të ndërtohet poligoni për  trajnimim e elektro-montuesve dhe elektro-teknikët. Përmes këtij projekti, nxënësit do të mund të konkurojnë për klasën në të cilën do të fitojnë profesionalizëm dhe kompetenca që do t'u mundësojnë atyre të punësohen në EVN pas përfundimit të shkollimit të tyre.

 


- Sot kanë nisur punimet e ndërtimit për vendosjen e pajisjes në poligonin në oborrin e kësaj shkolle, për nevojat e nxënësve që mësojnë në profilin e elektricistëve -. elektro-montues të rrjeteve elektroenergjetike.  Poligoni do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë të mësimit praktik. Me ndërtimin e poligonit do të mundësohet që pjesa e mësimit praktik që është kryer deri më tani në kompani, të kryhet në poligonin në rrethin e shkollës, në mënyrë që simulon punën në kushte reale. Në këtë mënyrë e rrisim konkurrencën e këtyre të rinjve kur hyjmë në tregun e punës në Shkup dhe Maqedoni - tha sot kryetari Shilegov.

 


Ai falënderoi EVN-Maqedoni që e filloi këtë projekt dhe po e mbindërton atë çdo vit. Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla me të cilat të rinjtë në Shkup do të mund të punojnë me sukses në zhvillimin e tyre personal dhe profesional pa e i braktisur shtëpitë e tyre.

 


Në fillimin e punimeve ndërtimore të poligonit për trajnimin e elektro-montuesve dhe elektro-teknikët, morën pjesë edhe Ministri i srsimit dhe shkencës, Arbër Ademi dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 29.1.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1311440