MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

KËTO JANË KUSHTET PËR SUBVENSIONE PËR INVERTERË NË QYTTEIN E SHKUPIT

Qyteti i Shkupit, si një nga masat kundër ndotjes së ajrit, së shpejti do të shpallë thirrje publike për subvencionimin e qytetarëve për blerjen e inverterëve dhe pajisjeve tjera moderne për ngrohje. Në thirrjen publike do të pranohen llogaritë fiskale për inverterë që janë blerë nga data 1 janar 2019. Qytetarët do të mund  të aplikojnë në thirrjen publike nga muaji mars dhe pagesa e mjeteve do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

 

Respektivisht, të gjithë qytetarët e Shkupit të cilët kanë llogari fiskale për blerjen e  inverterit në vitin 2019 dhe që i plotësojnë kushtet e veçanta për pjesëmarrje në thirrjen publike, nga data 01.03.2019 do të kenë mundësinë të aplikojnë për subvencione për inverterë. Subvencionimi i qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit për blerjen e pajisjeve moderne për ngrohje për vitin 2019 do të financohet nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Lartësia e subvencionit do të jetë 50% të vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15,000 denarë për tatim të përfshirë personal të fitimit për amvisëri.


Subvencionimi i qytetarëve gjatë blerjes të sistemit modern të ngrohjes është një nga aktivitet të parashikuar me masat e Planit për përmirësimin e silësisë së ajrit dhe është pjesë e masave të Planit aksional të Strategjisë për ndryshimet klimatike të Qytetit të Shkupit.


Për kompensimin e një pjesë të shpenzimeve, aplikuesi duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

 

  1. Të drejtë për pjesëmarrje:


Të drejtë për subvencionimin e një pjese të mjeteve për blerjen e inverterëve në vitin 2019 kanë personat fizikë që janë banorë të Qytetit të Shkupit (komunat në qytet: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Saraj, Qendër, Shuto Orizare) të cilët i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

  • të ketë vendbanim në territorin e qytetit të Shkupit (komunat: Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendra Saraj, Çair, dhe Shuto Orizare)
  • inverteri të jetë i blerë në vitin 2019, deri në përfundimin e thirrjes publike, gjegjësisht deri në shterjen e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për subvencionimin për blerjen e inverterëve,
  • të mos ketë shfrytëzuar subvencione nga ndonjë tjetër burim në Republikën e Maqedonisë për ngrohjen e shtëpisë (objekt banimi)

  • deri në dorëzimin e kërkesës të jetë përdorues i stufave për ngrohje me qymyr, dru, naftë ose mazut,

 

  • objekti i banimit të mos jetë në fazë të ndërtimit dhe kërkuesi të jetojë aty,
  • të mos ketë kyçje në ngrohjen qendrore të qytetit në objektin e banimit ku do të instalohet pajisja, pavarësisht a e shfrytëzon atë,

(1)  Ta ketë të paguar tatimin mbi pronën për objektin e banimit ku do të instalohet pajisja, ne përfundim me vitin 2018

(2)  Vetëm një person për amvisëri mund të dorëzojë kërkesë për marrjen e kompensimit për blerje të një pajisje për ngrohje.

 

  1. I.      Kushtet për pjesëmarrje:


Gjatë shqyrtimit të kërkesave për subvencione, do të merren parasysh ato në të cilat aplikuesi i ka përmbushur kushtet e mëposhtme:

 

 

• ka dorëzuar formular të plotësuar për thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve për blerjen e pajisjes moderne për ngrohje,


• ka dorëzuar dëshmi se është banor i qytetit të Shkupit, i cili vërtetohet nga fotokopja e letërnjoftimit,


• ka dorëzuar dëshmi origjinale se blerja është bërë në vitin 2019, me llogari fiskale ose faturë nga një bankë komerciale për pagesën e bërë,

 

• ka dorëzuar  fotografi nga stufa e drurit, qymyrit, naftës ose mazutit të cilën e ka përdorë ,


     • ka dorëzuar fotokopje të llogarisë së transaksionit, dhe


• ka dorëzuar vërtetim për pagesën e tatimit mbi pronën për objektin e banimit deri në vitin 2018.

 

 

  1. II.    Publikimi i thirrjes publike  

 

  • Thirrja publike do të shpallet më 1 mars 2019, dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor 2019, respektivisht deri në shterjen e mjeteve për këtë qëllim.
    • Blerësi i pajisjes për ngrohje, kërkesën për kompensimin e një pjese të shpenzimeve, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta dorëzojë në zarf të mbyllur në Qytetin e Shkupit, në adresën bul. linden numër 82, në arkivin e Qytetit të Shkupit (baraka 16) çdo dite pune nga ora 08:30 deri 15:00.
    • Thirrja publike do të realizohet sipas parimit të "i pari i ardhur, i pari i shërbyer". 

 

  1. III.   8. Financimi i Programit  

 

Mjetet do të përdoren për kompensimin e pjesshëm të qytetarëve për blerjen e pajisjes moderne të ngrohjes, në shumën prej 50% të vlerës së pajisjes, por jo më shumë se 15,000 denarë.  

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 11.2.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333076