MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

NJOFTIM PËR PLANIN PËR RINDËRTIMIN E RRUGËVE DHE OBJEKTEVE TJERA NDËRTIMORE PËR VITIN 2019

Qyteti i Shkupit sot /12.02. 2019 / u ka dërguar shkresë të gjitha institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe kompanive më të mëdha ku janë nënvizuar të gjitha rrugët dhe objektet në të cilat janë planifikuar aktivitete ndërtimore në vitin 2019.

Siç paralajmëroi kryetari Shilegov, Qyteti i Shkupit do të miratojë rregullore të re për dhënien e lejeve për kryerjen e gërmimeve të rrugëve, dhe në të ardhmen kriteret për marrjen e lejes për gërmimin e rrugëve do të jenë më të rrepta, dhe kritere më të larta për mënyrën se si do të kryhen këto gërmime, si dhe afate të shkurtuara për përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Në shkresën e dërguar Qyteti i Shkupit u kujtoi institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve dhe kompanive të mëdha që pas përfundimit të punimeve ndërtimore në objektet nuk do të lejohen gërmime në të njëjtën rrugë gjatë 3 viteve të ardhshme, duke llogaritur nga data e pranimit teknik të objektit. Për këto arsye, nëse ka nevojë për vendosjen e ndonjë lloj instalimi apo ndërhyrje tjera ndërtimore në rrugët e shënuara, duhet të dorëzohet kërkesë në Qytetin e Shkupit për të koordinuar aktivitetet e mëtejshme.

Të bashkangjitur, e publikojmë listën e objekteve ndërtimore që Qyteti i Shkupit planifikon t'i riparojë në vitin 2019

 

 

Ndërtimi i bul. Asnom (nga bulevardi Serbia deri te hoteli Rusia)

Janar

Rikonstruim, mirëmbajtje e rr. Dimitrie Çupovski (nga bul. Shën Klimeti i Ohrit deri te bul. Dame Gruev – te Palloma Bjanka )

Prokurimi publik po vijon  

Ndërtimi i rr. Boris Sarafov

Shkurt 

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rrugës Ekspedita e Shkurtit

Shkurt

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Gjorçe Petrove në pjesën nga ndërtesa e komunës deri te pompa e benzinës Makpetrol

Shkurt

Rikonstruimi, mirëmbajtja e bul, Koço Racin

Shkurt

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Lublanska

Shkurt

Rikonstruimi, mirëmbajtja e bul. Aradhat partizane nga bul, 8 Shtatori deri te ura Kombet e Bashkuara

Mars

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i mbikalimit (kryqëzimi i bul. Alaksandri i Maqedonisë me Ofansivën pranverore)

Mars

Rikonstruimi i rr. Llazar Liçenovski në pjesën prej te nën fortesën Kale deri te amabsada e Amerikës

Mars

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Indira Gandi

Mars

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Aleksandar Urdarevski prej te rrethrotullimi me rr. Boca Ivanova deri te rruga e Butelit

Mars

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Moskovska

Mars

Rikonstruimi i bul. K. P. Misirkov (në pjesën nga bul. Goce Dellçev deri te ura në bul. Nikolla Karev)

Mars

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rrethrotullimit të ri në bul. Brigada e dytë maqedonase

Prill

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Bllagoja Stefkovski

Prill

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i një pjese të rr. Teodosij Golloganov te klubi i deputetëve (bashkëpunim ndërkomunal)

Maj

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rr. Ferid Murati

Мај

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rr. Dimo Haxhi Dimov

Мај

Rikonstruimi i rr. Zhivko Firfov

Qeshor

Rikonstruimi, mirëmbajtja e rr. Pavel Shatev dhe rr. Crniçe deri te rr. Vostaniçka

Qershor

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rr. Brigada kosovare-maqedonase

Shator

Ndërtimi i bul. Kroacia

Shtator

Ndërtimi i bul. Lublanska nga bul. Ilinden deri te bul. Sllovenia

Shtator

Ndërtimi i bul. Bulevardi Jugor me K.O dhe me Koço Racin (LIMAK)

Shtator

Zgjerimi dhe rikonstruimi i rr. Aleksandar Urdarevski  

Tetor

Ndërtimi i rr.Esninova dhe bunaret nëntokësore me sistem të linjave

Tetor

Rikonstruim, mirëmbajtje e bul. Nikolla Karev (korsia e katërt)

Dhjetor

Ndërtimi i rr. Boca Ivanova

Dhjetor

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rr. Bradfordska

Ka marrëveshje për realizim

Ndërtimi, mirëmbajtja dhe rikonstruimi i rr.Andon Dimitrov (Zharko Zrenjanin ) – Bashkëpunim ndërkomunal

Ka marrëveshje për realizim

 

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 12.2.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333068