MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

QYTETI I SHKUPIT KYÇET NË PASTRIMIN E KONVIKTIT STUDENTOR "PELLAGONIJA"

 

Ekipet e NP "Higjiena komunale" sot dhe nesër do ta pastrojnë oborrin e konviktit studentor "Pellagonija".

Në këtë aksion morën pjesë edhe kryetari Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temelkovski dhe Drejtori i NP "Higjiena komunale", Abdulsamed Shabani.

 

 

 

 

- Nëse duam qytet të pastër dhe të rregullt, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm ku i hedhim mbeturinat tona. Këtë herë, pamja e shëmtuar për Shkupin është kjo deponi e egër e krijuar në oborrin e konviktit studentor "Pellagonija". Edhe pse Qyteti i Shkupit dhe NP "Higjiena komunale" nuk janë kompetente për pastrimin e këtij oborri, sot ne po tregojmë vullnet të mirë dhe po e realizojmë aksionin për pastrimin e kësaj deponie të egër. Qëllimi ynë është të dërgojmë mesazh të fortë tek qytetarët, këshillat e shtëpive, institucionet dhe kompanitë t'i pastrojnë mbeturinat. Të gjithë së bashku të tregojmë përgjegjësi ndaj mjedisit ku jetojmë, në mënyrë që të sigurojmë jetë më të shëndetshme dhe më cilësore. Të gjithë së bashku ta ndalojmë rrugën e krijimit të deponive të egra. Në këtë mënyrë, ne qëndrojmë në rrugën kundër ndotjes së ajrit, tokës dhe ujërave. Kështu, ne garantojmë të ardhmen - tha sot Shilegovi.

 

 

 

Ai shtoi se mbeturinat nuk njohin kufijë administrativë dhe se të gjithë janë përgjegjës për krijimin e mbeturinave.

 


- U bëj thirrje komunave që ta mirëmbajnë higjienën në sipërfaqet publike për të cilat janë kompetentë, por edhe bashkëqytetarëve të mi, mbeturinat t'i hedhin vetëm në shportat dhe kontenierët për këtë qëllim, që përfundimisht të zhduket ky imazh i shëmtuar i qytetit - theksoi kryetari Shilegov.

 

 

Ndërmarrja publike "Higjiena komunale" edhe gjatë ditëve të ardhshme do të kryejë aktivitete për pastrimin e sipërfaqeve publike të qytetit - lokacionet ku rregullisht janë krijuar deponi të egra dhe nuk është e lejuar hedhja e mbeturinave.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 12.2.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1293670