MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

„PEMË PËR SECILIN FËMIJË“

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit filluan të vendosin pllaka me emrat e fëmijëve të porsalindur në resht-drurët e qytetit, në kuadër të projektit "Pemë për secilin fëmijë". Në bregun e lumit Vardar, prapa Stadiumit ushtarak në Parkun e qytetit, sot u vendosën 20 pllaka në drurët e rinj të cilët u mbollën në aksionin e fundit për gjelbërimin e qytetit.

 

 

 

- Sot, së bashku me prindërit e fëmijëve të paraqitur, filluam projektin "Pemë për çdo fëmijë" që e punojmë së bashku me NP “Parqet dhe gjelbërimi”  dhe spitalet gjinekologjike në Shkup. Në periudhën e ardhshme, 300 drunjë në parqet dhe në resht-drurët e qytetit do të marrin pllaka me emrat e fëmijëve të porsalindur për nder të së cilit është mbjellë druri. Jam veçanërisht i kënaqur që këta fëmijë do të rriten bashkë me pemët dhe do të mund  ta ndjekin rritjen e pemës së tyre. Kështu, në mënyrë simbolike, duam të krijojmë lidhje mes qytetit dhe qytetarëve të saj të tashëm dhe të ardhshëm. Pllakat shkruhen në gjuhën që e zgjedhin prindërit. Për ne është e rëndësishme që  fëmijët të lidhen me këtë qytet - tha sot kryetari Shilegov.

 

 


Ai i ftoi prindërit e ardhshëm të lajmërohen në Qytetin e Shkupit për të marrë pjesë në këtë aksion fisnik dhe të kenë pemën e tyre në kryeqytet.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 10.5.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1333069