MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

GARA SPORTIVE NË MES EKIPEVE MË TË MIRA NGA SHKOLLAT E MESME TË SHKUPIT DHE PODGORICËS

 

Sot, (15.05.2019, e mërkurë) në Podgoricë (Mali i Zi) filluan garat sportive ndërmjet ekipeve më të mira të shkollave të mesme nga Shkupi dhe Podgorica.

 


Para fillimit të ndeshjeve, iu drejtua te pranishmëve kryetari Shilegov dhe i përshëndeti ekipet e Podgoricës dhe Shkupit. Në ndeshjet e zhvilluara morën pjesë një delegacion nga kabineti, si dhe anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Sonja Glinxharska, Lluka Krzhaloski dhe Ibush Jusufi.

 

 

Ekipet e shkollave të mesme nga Shkupi garojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga Podgorica në basketboll, hendboll dhe futsall në konkurrencë të meshkujve dhe femrave, si dhe në volejboll në konkurrencë të vajzave.

 


Garat e ekipeve më të mira sportive nga shkollat e mesme nga Shkupi në Podgoricë janë vazhdimësi e praktikës së organizimit të garave të këtilla, ndërsa viteve të fundit janë organizuar gara sportive në Nirnberg, Stamboll, Nish, Zagreb, Lubjanë, Sofje dhe Beograd.

 

 

Më parë, gjatë këtij viti shkollor, në sistemin e garave në shkollat ​​e mesme në Shkup morën pjesë 245 ekipe dhe u zhvilluan mbi 1.000  gara ku u përfshinë rreth 7.000 nxënës nga 29 shkolla të mesme në Shkup. Për organizimin dhe realizimin e sportit shkollor në Shkup, Qyteti i Shkupit këtë vit ka ndarë 3.500.000 denarë. Përveç kësaj, këtë vit u ndau bursa nxënësve të shkollave të mesme nga Shkupi, respektivisht ndau 105 bursa në vlerë prej 3.000 denarë në muaj, për 8 muaj, mjete këto të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit.

 


Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Podgoricës janë binjakëzuar nga viti 2008 dhe kultivojnë  bashkëpunim të frytshëm dhe shkëmbejnë përvoja pozitive në më shumë fusha të rëndësishme për të dy qytetet.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 15.5.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1301916