MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet
Takim me kryetarin e Podgoricës
NJË RRUGË NË SHKUP DO TA MBAJË EMRIN E QYTETIT TË PODGORICËS

 

Në kuadër të vizitës disa-ditore në qytetin e binjakëzuar Podgoricë, Shilegovi realizoi takim bilateral me kryetarin Ivan Vukoviç. Në takim morën pjesë Viktorija Avramovska-Madiç, Sekretare e Qytetit të Shkupit, si dhe anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Sonja Glinxharska, Lluka Krzhaloski dhe Ibush Jusufi.


Në takim, kryetarët diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy qyteteve të binjakëzuara, si dhe fushat ku mund të thellohet i njëjti. Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Podgoricës janë binjakëzuar nga viti 2008 dhe dy qytetet bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë eksperienca pozitive, veçanërisht për çështjet e sferës komunale dhe problemet urbane. Kryetarët e komunave si fusha ku mund të intensifikohet bashkëpunimi, i veçuan sportin, arsimin, kulturën dhe turizmin.

 


Kryetari Shilegov në takim paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Qyteti i Shkupit do të marrë vendim me të cilin një nga rrugët e qytetit do të quhet Podgorica.



Vitin e kaluar, kryetari i Podgoricës, Ivan Vukoviç e vizitoi Shkupin dhe mori pjesë në manifestimin për shënimin e 13 Nëntorit – Dita e çlirimit të Shkupit.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 15.5.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1301927