MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHILEGOV: SHMQSH "BORO PETRUSHEVSKI" PËRFUNDIMISHT KA SALLË SPORTIVE

 

Kryetari Shilegov sot mori pjesë në hapjen e sallës së re sportive në SHMQSH "Boro Petrusevski", ku iu drejtua të mysafirëve të pranishëm.

- SHMQSH "Boro Petrusevski" nga dita e sotshme është më e pasur për një sallë të re sportive moderne, e cila më në fund pas 14 vjetësh që nga fillimi i ndërtimit të saj, ka përfunduar dhe është vënë në përdorim për kënaqësinë e nxënësve dhe stafit mësimdhënës të kësaj shkolle të mesme. Kjo shkollë ishte një nga shkollat e mesme e rralla që ende nuk kishin sallë sportive, ndërsa tani ajo ka sallë sportive në një sipërfaqe prej 1423 metra katrorë – tha Shilegov.

 

 

Objekti është i pajisur me sallë të madhe sportive, sallë ping-pongu, sallë të vogël për gjimnastikë, sallë për pilates dhe fitnes, hapësirë për pajisje dhe gardërobe, të cilat mundësojnë zhvillimin e mësimit cilësor në sport dhe aktivitete sportive.

 

 

- Në këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj paraardhësve të mi, si dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës për mbështetjen në ndërtimin e kësaj salle. Në këtë drejtim, dëshiroj të bëj një apel për të vazhduar edhe më tutje bashkëpunimin me intensitet më të madh në mënyrë që nxënësit e shkollave të mesme në Shkup përveç sallave të reja të kenë mundësi të mësojnë në shkolla të reja të cilat janë shumë të nevojshme, duke pas parasysh se Shkupi është qytet i cili shumë shpejt rritet dhe zhvillohet. Me këtë ne edhe njëherë po dëshmojmë se nëse punëve u qasemi me ndershmëri, përgjegjësi dhe me vullnetin e sinqertë për t'i përmirësuar kushtet e nxënësve tanë, nuk ekzistojnë pengesa të pakalueshme - tha Shilegov.

 

 

Qyteti i Shkupit në fushën e arsimit të mesëm gjatë vitit të kaluar, në suaza të  kompetencave ka bërë shumë. Intensivisht janë rikonstruktuar të gjitha shkollat e mesme në qytet, u instaluan 572 pastrues të ajrit në secilën klasë dhe u siguruan bursa për mbi 100 nxënës të shkollave të mesme. Transporti falas publik që iu mundësua disa nxënësve të shkollave të mesme nga viti i kaluar është bërë falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.

 

 

-Në vazhdimësi jemi duke punuar në përmirësimin e qasjes për personat me aftësi të kufizuara në shkolla me qëllim që të sigurohen kushte të barabarta për funksionim. Për disa nxënës me nevoja të posaçme arsimore, kemi  siguruar asistentë arsimorë që i ndihmojnë ata në procesin arsimor - theksoi Shilegov.

 


Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të punojë me përkushtim në krijimin e kushteve për mësimdhënie cilësore në shkollat e mesme, sepse vetëm kështu do të ketë sukses që gjeneratave të ardhshme t'u sigurojmë arsimim që do të prodhojë kuadro cilësore në fusha të ndryshme si kusht parësor në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe moderne .

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 7.6.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1311435