MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

NË KOHË REKORDE PËRFUNDOI RIPARIMI I RRUGËS DIMITRIJA ÇUPOVSKI

Në kohë rekorde, në më pak se 2 javë përfundoi rikonstruksioni i rrugës Dimitrija Çupovski, në pjesën nga kryqëzimi tek "Palloma Bjanka" deri te kryqëzimi me bulevardin Shën Klimenti i Ohrit.

Rikonstruksionin e rrugës e paralajmëroi kryetari Shilegov më datë 27 maj 2019, i cili me këtë rast tha se po fillon sezoni i aktiviteteve ndërtimore në kuadër të të cilit në periudhën e ardhshme do të riparohen më shumë rrugë në Shkup.

Në rrugën Dimitrija Cupovski, eshte kryer heqja e plotë e shtresës ekzistuese dhe është vendos asfalt i ri në tre shtresa. Është riparuar rruga në sipërfaqe prej 3.750 metra katrorë.

Në fazën e ardhshme, është parashikuar rikonstruksion i plotë i shtigjeve të çiklizmit dhe këmbësorëve në këtë pjesë, në të dy anët e rrugës.

Në riparimin e rrugës Dimitrija Çupovski punuan ekipet e Bauer BG , ndërsa për realizimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit ka ndarë 4.543.285 denarë.

Qyteti i Shkupit vazhdon të punojë në uljen e bllokimit të trafikut dhe rritjen e sigurisë në komunikacion, jo vetëm përmes riparimit të rrugëve, por edhe në gjetjen e zgjidhjeve moderne dhe të qëndrueshme që do të sigurojnë funksionimin papengesa të trafikut në qytet.

Prapa   

I krijuar nga UserAA në 8.6.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1311442