MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

BASHKËPUNIMET NDËRKOMUNALE – TEMË KRYESORE PËR SEANCËN E 37 –TË NË KËSHILLIN E QYTETIT TË SHKUPIT

 

Këshilli i Qytetit në seancën e sotshme do të shqyrtojë dhe diskutojë për më shumë propozim-vendime të Qytetit të Shkupit.

Në rendin e ditës janë edhe Vendimi për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, të një pjese të bul. “Aleksandri i Maqedonisë”, prej pikës lidhëse me rr.”Bellasica”, deri te pika lidhëse me rr.”Brigada e 16-të Maqedonase”; Propozim – Vendim për themelimin e bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së dhe komunës së Butelit, për pjesëmarrje financiare për furnizimin e dhomës së senzorëve;  Bashkëpunim në mes Qytetit  të Shkupit dhe Komunës Qendër për rregullimin, gjelbërimin dhe ndriçimin e hapësirës në mes pishinë olimpike “Qendër”, bulevardit “Koço Racin” dhe rrugës “Istarksa” ; për rregullimin e sipërfaqes së gjelbërimit publik të lokalizuar prapa IP Qendra kulturore Maqedonase; për rregullimin e parterit dhe për gjelbërimin e hapësirës në mes bul. “Goce Dellçev”, Operës dhe Baletit Maqedonas, Filarmonisë Maqedonase, Fakultetit për artet muzikore dhe Institucioni kombëtarë – Galeria Kombëtare e Maqedonisë – Shkup.

Në mënyrë plotësuese këshilltarët do diskutojnë edhe për Propozim-Vendimin për bartjen e së drejtës për shfrytëzim afatgjatë të kontejnerëve statik për deponimin e mbeturinave komunale; Vendim për dhënien e lejes për ushtrimin e veprimtarisë së parkimit, MI – DA Motors SHPK Shkup; Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për dhënien e donacionit të pronës së lëvizshme – automjetit të specializuar të tipit “Merimanga”.

Prapa   

I krijuar nga adminvm në 11.7.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1322244