MK | EN | SQ

www.skopje.gov.mk
Portali zyrtar i Qytetit te Shkupit
Institucionet

SHIMPANZA KOKO ËSHTË KTHYER NË SHTËPI
 

 

Shimpanza i famshëm Koko që 10 vjet është risocijalizuar në Holandë përsëri është në shtëpinë e tij, në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Koko në Shkup arriti dje me tre shimpanzat tjera - Mimi, Rosi dhe Hjasl me të cilat ai do të ndajë vendbanimin. Në konferencën e sotme për media Kryetari Petre Shilegov, drejtori i Kopshtit zoologjik Gjorgji Galetanovski, një pjesë e ekipit të AAP  Animal Advocasy and Protection, ku Koko ka qëndruar dekadën e fundit dhe zoo-kujdestaret që ruanin Kokon para se të largohet për Holandë, i shpalosën të gjitha detajet për Shimpanzat - historitë e tyre, shprehitë dhe karakteristikat, si dhe u promovua mjedisi i ri ku ata do të jetojnë.

 


- Vendabanimi i ri për shimpanzat i përmbush të gjitha standardet evropiane, që ishte një nga kushtet për ardhjen e tyre në Shkup. Vazhdimisht po e pasurojmë ofertën e Kopshtit zoologjik - vitin e kaluar arritën elefantët , dhe tani jemi duke punuar për të sjellë flaminga dhe pinguinë. Më së voni deri në pranverën e ardhshme, do të jetë i hapur dino-parku. Qyteti i Shkupit po investon seriozisht në Kopshtin zoologjik, dhe qytetarët këtë po e shohin, kështu që vizita në periudha të caktuara arrin deri në 30.000 vizitorë. Në periudhën e kaluar nëpërmjet ndërmarrjeve publike kemi punuar në rregullimin e shtigjeve të reja, dhe për herë të parë pas 15 viteve e kemi pastruar liqenin e madh me qëllim që të krijojmë kushte më të mira për jetën e kafshëve, dhe për qytetarët qëndrim sa më të këndshëm në Kopshtin zoologjik. Kopshti zoologjik ngadalë po bëhet shenjë mbrojtëse e Shkupit - tha sot kryetari Shilegov.

 


Vendbanimi i shimpanzave ka pjesë të madhe të brendshme dhe të jashtme dhe është pajisur me shume rekuizita. Koko, Mimi, Rosi dhe Hǰasl nga karantina sot u transferuan në objektin e madh të brendshëm dhe u njoftuan me shtëpinë e tyre të re.


Prapa   

I krijuar nga adminvm në 11.7.2019
Paralajmërime

     Facebook
  Twitter
  Youtube Channel

Administrata |  Kontakt |  Pyetje |  Panorama
Copyright(C)2009 ���� �����
Vizitorë: 1322263