QYTETI I SHKUPIT BËRI EDHE NJË FUSHË-LOJË GJITHËPËRFSHIRËSE, KËTË HERË NË BUTEL 2.6.2020

Sot, kryetari Shilegov vizitoi fushë-lojën gjithëpërfshirëse në oborrin e shkollës fillore "Zhivko Brajkovski", të cilën Qyteti i Shkupit e realizoi në bashkëpunim me Komunën e Butelit.

- Para dhjetë dite në Komunën e Butelit hapëm një dhomë me sensorë, ndërsa sot e lëshuam në përdorim fushë-lojën gjithëpërfshirëse, rekuizitat e të cilës janë të përshtatshme për t’u përdorur nga fëmijët me dhe pa aftësi të kufizuara. Bëhet fjalë për një politikë që unë, si kryetar dhe Qyteti i Shkupit, e kemi ndaj gjithëpërfshirjes dhe që secili në qytetin tonë duhet të ketë shans të barabartë. Fushë-loja shtrihet në një sipërfaqe prej 720 m2, dhe me këtë investim në vlerë prej rreth 3,900,000 denarë, dhënë nga Qyteti dhe rregullimi prej rreth 1.500,000 denarë të siguruar nga Komuna e Butel, tregojmë se bashkëpunimi midis institucioneve jep fryte. Unë i inkurajoj kryetarët e komunave të tjera që të hyjmë në realizimin e këtillë të përbashkët të projekteve që janë të rëndësishme dhe tregojnë se të gjithë në qytetin tonë janë të rëndësishëm - tha Shilegov.

Qyteti i Shkupit një fushë-lojë të ngjashme gjithëpërfshirëse e realizoi në Karposh, e cila u lëshua në përdorim fundjavën e kaluar.

Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në mënyrë të përkushtuar në të ardhmen e të gjithë qytetarëve pa përjashtim, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijët, nuk bën kompromis. Kjo është arsyeja pse Qyteti i Shkupit drejton politikë sociale aktive dhe dinamike dhe gjithmonë i përgjigjet pozitivisht nevojave të qytetarëve të kategorive te rrezikuara sociale.