FORUMI I DYTË I UNIONIT TË BIBLIOTEKAVE TË VENDEVE TË EVROPËS QENDRORE DHE LINDORE KINËS 13.10.2021

Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Miladinov“ sot dhe nesër është nikoqire e Forumit të Dytë të Unionit të Bibliotekave të Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe R.P. të Kinës, si pjesë e programit ndërkombëtar vjetor të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe programit vjetor të evenimenteve kulturore të Qyteti të Shkupit. Në forum do të do të prezantohen bibliotekat kombëtare, të qyteteve dhe universitare të vendeve anëtare të unionit, nënshkruese të Deklaratës për Bashkëpunim Kulturor, si dhe biblioteka nga vendi ynë. Në hapjen e konferencës mori pjesë dhe foli kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva. 

 

- Nuk kam dyshim se, kur dëgjojmë fjalën bibliotekë, të gjithëve na krijohet imazhi i një përmbledhjeje të madhe të librave të shtypur ose imazhi i institucionit në të cilin ruhen këta libra. Por, sot termi bibliotekë kuptohet në një kuptim më të gjerë, sesa një përmbledhje e librave të shtypur, sepse mund të bëhet fjalë për materiale të ndryshme të botuara, audio dhe vizuale në formate të ndryshme analoge dhe dixhitale, siç janë: libra, revista, dokumente të shtypura, dorëshkrime, letra, mikrofilma, pllaka gramafoni, audio-kaseta, video-kaseta, audio-disqe CD, video-disqe DVD, por mund të përmbajë edhe libra elektronikë, audio-libra, video-lojëra dhe resurse të tjera elektronike të incizuara në disqe adekuate memorie. Mënyrat e reja të jetesës, imponojnë edhe përdorimin e teknologjive të reja. Kështu, çdo bibliotekë moderne është, në një lloj mënyre, edhe bibliotekë dixhitale. Biblioteka jonë filloi dixhitalizimin në vitin 2007 dhe sot në bibliotekën dixhitale mund të gjenden botime tona të rralla të librave, botime periodike, fotografi... Këtu, do të doja të përmendja edhe përpjekjet e Qytetit të Shkupit të cilat janë inkorporuar në Strategjinë për Zhvillimin e Kulturës (2021-2030), të miratuar jo shumë kohë më parë. Kjo strategji bazohet në kuptimin më të gjerë ndërkulturor, por edhe ndërministror, që tejkalon ndarjet tradicionale të aktiviteteve kulturore në art, trashëgiminë kulturore, bibliotekarin, industritë kreative dhe kulturën e gjallë, si dhe resurset e shpërndara etnikisht, institucione dhe vizione, por përpiqet të bëjë rrjetëzimin e të gjithë sektorëve, resurseve, vizioneve dhe traditave në krijimin e një mjedisi ndërkulturor kreativ të ri, të gjallë dhe zhvillues. Fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të Shkupit në fushën e kulturës me qëllim njohjen globale si qytet i kulturës është një nga qëllimet strategjike të qytetit. Ndërmjet të tjerash, parashikohet edhe mbështetje financiare për bashkëpunim ndërkombëtar; mbështetje e ko-produksioneve bilaterale dhe ndërkombëtare; si dhe promovimi i Shkupit si partner i sigurt në projektet bilaterale dhe ndërkombëtare në fushën e kulturës. Rezultat i këtyre përpjekjeve është edhe forumi i sotëm ndërkombëtar – tha Jançeva.

Ajo përmendi edhe kandidaturën e Qytetit të Shkupit për titullin kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2028, qëllimi i së cilës është krijimi i një ndryshimi afatgjatë dhe të qëndrueshëm pozitiv në sferën e jetës publike, duke vënë fokusin në kulturë.

- E pashmangshme është të përmend edhe sesa pandemia Kovid-19 goditi sektorin kulturor dhe kreativ. Qyteti i Shkupit, me përgjigjen e tij të shpejtë ndaj krizës nëpërmjet inicimit të ndihmës për artistët e qytetit të rrezikuar dhe krijimin e përmbajtjeve kulturore në kohë karantine, tregoi se është një aktor aktiv në jetën e përgjithshme kulturore të vendit. Dhe, pikërisht dixhitalizimi i përshpejtuar është një nga përgjigjet ndaj kësaj pandemie – tha Jançeva.

Biblioteka e qytetit “Vëllezërit Miladinov“ është anëtare e „Unioni i Bibliotekave të Vendeve të Evropës Qendrore dhe R.P. të Kinës“ nga viti 2018 kur u mbajt Forumi i parë i Unionit në qytetin Hanxhu, R.P. e Kinës, në Bibliotekën e qytetit. Unioni i bibliotekave është pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar të Unionit të vendeve të EQL-së dhe R.P. të Kinës dhe qendrës për bashkëpunimin ndërkombëtar të vendeve të Unionit në Shkup, Maqedoni.

Në vitin 2012, filloi zyrtarisht bashkëpunimi ndërmjet R.P. të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, EQL. Pas 5 vitesh zhvillimi të bashkëpunimit, të dyja palët kanë arritje të shkëlqyera në fusha të ndryshme të kulturës në të cilat shkëmbimet kulturore luajtën një rol të rëndësishëm në konsolidimin e miqësisë tradicionale dhe fuqizimit të mirëkuptimit reciprok.

Biblioteka, si institucion që ruan trashëgiminë kulturore të njerëzimit, është një nga lidhjet e domosdoshme në zinxhirin ndërkombëtar të shkëmbimit kulturor. Me qëllim zbatimin e Planit të Veprimit për Zhvillim „Belt and Road“ (2016-2020) të dhënë nga Ministria e Kulturës së Kinës dhe fuqizimit të biblotekarisë nëpërmjet ndarjes së resurseve bibliotekare, shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit teknik, bashkësia ndërkombëtare e bibliotekave u angazhua fuqimisht në formimin e Unionit të Bibliotekave të EQL-së dhe R.P. të Kinës. Më shumë se 160 biblioteka dhe përfaqësues të tyre nga Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) u mblodhën në Hanxhu në Forumin e parë të Unionit të Bibliotekave dhe nënshkruan Deklaratën e Unionit për bashkëpunim ndërkombëtar të bibliotekave. Biblioteka e qytetit Hanxhu është caktuar si Sekretariati i Unionit të Bibliotekave.