Filloi rikonstruksioni i korsisë për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bulevardit “Goce Delçev” 14.7.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit filluan rikonstruksionin e korsisë për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë bulevardit “Goce Delçev”, në të dy anët në segmentin nga Shtëpia e Mallrave “Ura” deri në trekëndëshin te ura Goce Delçev. 

Korsia për këmbësorë dhe biçikleta po rikonstruktohet në një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 2.000 metra katrorë, përkatësisht 1000 metra katrorë në anën e majtë dhe 1000 metra katrorë në anën e djathtë të segmentit në fjalë.

Sipas planit të rikonstruksionit, momentalisht po punohet në mënjanimin e pllakave begatonit dhe asfaltit të dëmtuar, përgatitjen e bazës me tampon, në mënyrë që në fund në këtë segment të ndërtohet korsi për këmbësorë dhe biçikleta sipas të gjitha standardeve.