Kryetarja, Arsovska u takua me përfaqësues të Shoqatës së personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të qytetit të Shkupit 17.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska u takua me përfaqësues të Shoqatës së personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të qytetit të Shkupit, me të cilët bisedoi për problemet kryesore me të cilat ballafaqohen këta persona dhe nevojën për një zgjidhje emergjente, si nga Qyteti i Shkupit, ashtu edhe nga pushteti qendror.

Realizimi i projekteve për punësimin e personave me dëgjim të dëmtuar, angazhimi i më shumë asistentëve arsimorë për fëmijët e shurdhër në procesin e mësimdhënies, mundësimi i  ambienteve dhe orareve për aktivitete sportive, janë një pjesë e kërkesave të cilat u theksuan në këtë takim nga Shoqata e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Qytetit të Shkupit.

Qyteti do të punojë me përkushtim në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara për realizimin e të drejtave të tyre, si një nga prioritetet në këtë mandat katër vjeçar të Arsovkës në Qytetin e Shkupit.

- Qyteti i Shkupit tashmë filloi me zbatimin e një pjese të aktiviteteve projektuese të cilat përfshijnë këta persona nga qyteti ynë. Pjesa më e madhe e kërkesave të tyre janë pjesë e programit të Qytetit të Shkupit dhe angazhimeve të mia personale, me qëllim që së bashku ta bëjmë Shkupin më të aksesueshëm për të gjithë qytetarët. Shkupi duhet të jetë qytet i cili garanton jetë cilësore për të gjitha kategoritë e qytetarëve, përfshirë këtu edhe personat me dëgjim të dëmtuar – thotë kryetarja Arsovska.