Janë ndërtuar 10 rrugë të reja në vendbanime në komunën Gjorçe Petrov - vazhdojnë aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës së re rrugore 19.7.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, intensivisht janë duke punuar në ndërtimin e rrugëve të reja në vendbanimet e Komunës Gjorçe Petrov dhe deri më tani janë ndërtuar 10 rrugë të reja me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 4200 metra katrorë. Bëhet fjalë për rrugë të cilat deri më tani nuk janë asfaltuar, gjegjësisht këto rrugë po asfaltohen për herë të parë me kërkesë të qytetarëve, që ata të kenë rrugë dhe kushte ashtu si i meritojnë.

Aktivitetet ndërtimore këto ditë janë duke u realizuar në rrugën 73 në vendbanimin Vollkovë, në sipërfaqe totale prej rreth 350 metra katrorë. Në kuadër të aktiviteteve të deritanishme ndërtimore, janë asfaltuar rrugët 46, 46A, 68, 4, 6 dhe 10 në vendbanimin “Kisella Jabuka” në sipërfaqe prej 2590 metra katrorë.

Në vendbanimin “Novo Sello” rruga 1 krahu i majtë dhe rruga 1 krahu i djathtë janë asfaltuar në sipërfaqe prej 560 metra katrorë, ndërsa në vendbanimin Vollkovë rruga 3 dhe rruga pn janë asfaltuar në sipërfaqe prej rreth 1050 metra katrorë .

Aktivitetet ndërtimore për asfaltimin e rrugëve tjera lokale në vendbanimet Vollkovë, Kisella Jabuka, Dame Gruev, Novo Sello dhe Stopanski Dvor vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë. Në këto pesë vendbanime të komunës së Gjorçe Petrovit po ndërtohet infrastrukturë e re rrugore me gjatësi totale rreth 5 kilometra.