Qyteti i Shkupit do të ndajë ndihmë financiare për familjet e viktimave në aksidentin e autobusit 25.11.2021

Qyteti i Shkupit do të ndajë dy milionë denarë për familjet e viktimave nga Shkupi në aksidentin e autobusit që ndodhi dy ditë më parë në Bullgarinë fqinje.

Me propozim të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e radhës do të vendosë për dhënien e ndihmës financiare në shenjë solidariteti me familjet dhe respekti ndaj viktimave.

Qyteti i Shkupit edhe një herë shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.