QYTETI I SHKUPIT NDAU PAKETA PËR FËMIJËT E KATEGORIVE SOCIALE 29.12.2020

Me rastin e Vitit të Ri, Qyteti i Shkupit me dëshirën për shumë lumturi dhe shëndet në 2021, ndau paketa për kategoritë e rrezikuara sociale të fëmijëve nga institucionet te cilat i ndihmon tradicionalisht.

Në prag të festave të Vitit të Ri, 250 fëmijë morën paketa të Vitit të Ri nga Qyteti i Shkupit. 100 pako iu dhuruan fëmijëve nga Qendra Ditore për fëmijët në rrugë, dhe 49 për fëmijët nga Shtëpitë e vogla grupore ′′Ranka Milanoviç", ′′25 Maji′′ dhe “11 Tetori”.

Qendra Ditore për Rehabilitim dhe Risocializim, HOPS, mori 22 paketa të Vitit të Ri për fëmijët, që i shfrytëzojnë shërbimet e tyre. “Në botën time”, Shoqata e Qytetarëve për trajtimin e personave me autizëm mori 62 paketa të Vitit të Ri, dhe Shoqata “Mirësia” 17 paketa.

Qyteti i Shkupit vazhdon të investojë në të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe zhvillon politikë sociale aktive, duke iu gjithmonë i përgjigjet pozitivisht nevojave të qytetarëve të rrezikuar social.