Fakte dhe simbole të Qytetit të Shkupit
Qyteti i Shkupit është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Maqedoni, i cili është gjithashtu një qendër administrative-politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore-shkencore. Ndodhet në pjesën veriore të vendit dhe në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik të përhapur përgjatë brigjeve të lumit Vardar.
Stema e Qytetit të Shkupit ka formë mburojeje, në të cilën ana e sipërme është gjysmëhark i kthyer nga brenda, këndin e sipërm të majtë dhe të djathtë të mburojës e përbëjnë dy vija të pjerëta, ndërsa anët e poshtme janë harqe të rrumbullakosura nga jashtë që përfundojnë me majë nëpër mesin e boshtit të poshtëm. Në hapësirën e mburojës janë të përfshira: Ura e gurit me lumin e Vardarit, kështjella Kale dhe majat me borë të malit të Sharit.
Flamuri i Qytetit të Shkupit është i kuq, ndërsa në këndin e majtë të tij, afër shtizës gjendet stema e Qytetit e vulosur me ngjyrë të verdhë.
MALET
- Vodno me majën Krstovar (1.066м)
- Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м)
- dhe Ubava (2.533м)
- Hijesirë 1.506м
- Zheden 1.260м
- Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м)
LUMENJËT
- Vardar (nga burimi Vrutok dhe derdhet në detin Egje-410,5км)
- Treska (130км)
- Lepenci (65км)
- Pçinja (136,4км)
- Kadina Reka (33,3км)
- Markova Reka (29км)
- Patishka Reka
LIQENJË ARTIFICIAL
- Matka dhe Treska
GRYKA MALESH
- Matkа, gryka e Kaçanikut, Teorska, Zhedenska, e Dervenit dhe Badrska
SHPELLA
- te lumi Treska
- disa në Breznicë
- nën Sollunska Gllava
LIÇENJË ME AKULLNAJË
- Liçenjtë Sallakov në malin Jakupicë
GJERËSIA GJEOGRAFIKE
- 42º00' – gjerësia veriore gjeografike
GJATËSIA GJEOGRAFIKE
- 21º26' – gjatësia gjeografike lindore
LARTËSIA MBIDETARE
- Shkupi është i shtrirë në 1818 km, 23км në gjatësi dhe 9км në gjërësi dhe ka lartësi mbidetare prej 245 metra
TEMPERATURA MESATARE VJETORE
- 13,5ºC/56ºF
MESATARISHT DITË ME MJEGULL
- 71,4 ditë
RESHJE TË SHIUT
- mesatarisht gjatë vitit 940мм/11 ditë
NUMRI I BANORËVE (REGJISTRIMI I VITIT 2002)
- Shkup - 506 926
- Aerodrom - 72 009
- Butel - 36 154
- Gazi Babë - 72 617
- Gjorgje Petrov - 41 634
- Karposh - 59 666
- Kisella Voda - 57 236
- Saraj - 35 408
- Qendra - 45 412
- Çair - 773
- Shuto Orizare - 017