Fakte dhe simbole të Qytetit të Shkupit

Qyteti i Shkupit është kryeqyteti i Republikës së Maqedonisë Veriore.

Qyteti i Shkupit është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Maqedoni, i cili është gjithashtu një qendër administrative-politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore-shkencore. Ndodhet në pjesën veriore të vendit dhe në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik të përhapur përgjatë brigjeve të lumit Vardar.

Симболи

Stema e Qytetit të Shkupit ka formë mburojeje, në të cilën ana e sipërme është gjysmëhark i kthyer nga brenda, këndin e sipërm të majtë dhe të djathtë të mburojës e përbëjnë dy vija të pjerëta, ndërsa anët e poshtme janë harqe të rrumbullakosura nga jashtë që përfundojnë me majë nëpër mesin e boshtit të poshtëm. Në hapësirën e mburojës janë të përfshira: Ura e gurit me lumin e Vardarit, kështjella Kale dhe majat me borë të malit të Sharit.

Flamuri i Qytetit të Shkupit është i kuq, ndërsa në këndin e majtë të tij, afër shtizës gjendet stema e Qytetit e vulosur me ngjyrë të verdhë.

Faktet e Qytetit të Shkupit

MALET

  • Vodno me majën Krstovar (1.066м)
  • Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м)
  • dhe Ubava (2.533м)
  • Hijesirë 1.506м
  • Zheden 1.260м
  • Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м)

LUMENJËT

  • Vardar (nga burimi Vrutok dhe derdhet në detin Egje-410,5км)
  • Treska (130км)
  • Lepenci (65км)
  • Pçinja (136,4км)
  • Kadina Reka (33,3км)
  • Markova Reka (29км)
  • Patishka Reka

LIQENJË ARTIFICIAL

  • Matka dhe Treska

GRYKA MALESH

  • Matkа, gryka e Kaçanikut, Teorska, Zhedenska, e Dervenit dhe Badrska

SHPELLA

  • te lumi Treska
  • disa në Breznicë
  • nën Sollunska Gllava

LIÇENJË ME AKULLNAJË

  • Liçenjtë Sallakov në malin Jakupicë

GJERËSIA GJEOGRAFIKE

  • 42º00' – gjerësia veriore gjeografike

GJATËSIA GJEOGRAFIKE

  • 21º26' – gjatësia gjeografike lindore

LARTËSIA MBIDETARE

  • Shkupi është i shtrirë në 1818 km, 23км në gjatësi dhe 9км në gjërësi dhe ka lartësi mbidetare prej 245 metra

TEMPERATURA MESATARE VJETORE

  • 13,5ºC/56ºF

MESATARISHT DITË ME MJEGULL

  • 71,4 ditë

RESHJE TË SHIUT

  • mesatarisht gjatë vitit 940мм/11 ditë

NUMRI I BANORËVE (REGJISTRIMI I VITIT 2002)

  • Shkup - 506 926
  • Aerodrom - 72 009
  • Butel - 36 154
  • Gazi Babë - 72 617
  • Gjorgje Petrov - 41 634
  • Karposh - 59 666
  • Kisella Voda - 57 236
  • Saraj - 35 408
  • Qendra - 45 412
  • Çair - 773
  • Shuto Orizare - 017