Këshilli

Këshillin e Qytetit të Shkupit e përbëjnë 45 anëtarë të cilët janë zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta dhe të lira

Këshilli i Qytetit të Shkupit është organ përfaqësues i qytetarëve i cili vendos në kornizat e kompetencave të Qytetit të Shkupit.

Këshillin e Qytetit të Shkupit e përbëjnë 45 anëtarë të cilët janë zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme të drejtpërdrejta dhe të lira. Anëtarët e Këshillit zgjidhen me mandat prej katër vitesh dhe i përfaqësojnë qytetarët dhe në Këshill vendosin sipas bindjeve të tyre. Anëtari i Këshillit nuk mund të revokohet.

KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT

Këshillin e Qytetit të Shkupit e përbëjnë 45 anëtarë të zgjedhur në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta, të lira dhe demokratike.

Anëtarët e Këshillit zgjidhen me mandat me kohëzgjatje prej katër vitesh, i përfaqësojnë qytetarët dhe në kuadër të Këshillit marrin vendime sipas bindjes së tyre personale. Anëtarët e këshillit nuk mund të shkarkohen nga detyra.  

KOMPETENCAT

Këshilli i Qytetit të Shkupit është organ përfaqësues i qytetarëve, i cili vendos në kornizat e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe me Statutin e Qytetit të Shkupit. Kompetencat e Këshillit në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale(“Gazeta zyrtare e RM” numër 5/2002) janë:

  • Sjell Statutin e Qytetit të Shkupit dhe dispozita tjera;
  • Sjell buxhet të Qytetit dhe llogari vjetore të Qytetit të Shkupit;
  • Cakton lartësinë e burimeve të saja të të ardhurave për financimin e Qytetit të Shkupit, në kornizat e caktuara me ligj;
  • Themelon shërbime publike në suazat e kompetencave të Qytetit dhe kryen mbikqyrje të punës së tyre;
  • Emëron anëtarë në këshillat drejtues të shërbimeve publike, të cilat i themelon;
  • Miraton programe për punë dhe plane financiare për financimin e shërbimeve publike, të cilat i ka themeluar Qyteti i Shkupit;
  • I miraton raportet për realizimin e buxhetit dhe llogarinë vjetore të Qytetit të Shkupit;
  • Vendos për dhënien e lejes për kryerjen e detyrave me interes publik të rëndësisë lokale, në pajtim me ligjin;
  • I miraton raportet për punë dhe logaritë vjetore të shërbimeve publike, të cilat i ka themeluar Qytetit i Shkupit;
  • Vendos për mënyrën e disponimit me pronësinë e Qytetit të Shkupit;
  • Vendos për mënyrën e kryerjes së kontrollit financiar të buxhetit të Qytetit të Shkupit, në pajtim me ligjin;
  • Shqyrton dhe miraton raportin vjetor të sigurisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit, të cilin e dorëzon deri tek ministri për punë të brendshme dhe avokati i popullit;
  • Mund t’i japë udhëzime personit drejtues të njësisë territoriale në Ministrinë për punë të brendshme dhe
  • Kryen edhe punë të tjera të caktuara me ligj.

KRYETARI I KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT
Prof. Dr. Lubica Jançeva

Prof. Dr. Lubica Jançeva është lindur më 26 janar 1969 në Strumicë, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare dhe pasuniversitare i kreu në Fakultetin e filozofisë - Instituti i historisë, në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodia“- Shkup. Në vitin 2006, në Institutin e historisë kombëtare Shkup, mbrojti desertacionin e doktoraturës dhe fitoi të drejtën e titullit Doktor i shkencave historike. Në vitin 2013 Prof. Dr. Lubica Jançeva u zgjodh profesore e rregullt e Instuitutit të historisë kombëtare.

Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qenë e angazhuar në detyrën e anëtares së Komitetit ekzekutiv të partisë LSDM, dega Aerodrom. Në vitin 2013 ajo zgjidhet në detyrën e koordinatores së ’Forumit të femrës’, i partisë LSDM për Qytetin e Shkupit dhe koordinatores së grupit të këshilltarëve të partisë LSDM dhe koalicionit të kryesuar nga kjo parti, në Këshillin e komunës së Aerodromit.
Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017 Prof. Dr. Lubica Jançeva u zgjodh në detyrën e anëtares së Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga lista e partisë LSDM dhe koalicionit të kryesuar nga kjo parti, ndërsa pas verifikimit të mandatit ajo u zgjodh Kryetare e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Prof. Dr. Lubica Jançeva është bashkëshorte dhe nënë e një fëmije.

ANËTARË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT
SDSM dhe koalicioni
VMRO - DPMNE dhe koalicioni
BDI
BESA
Aleanca për Shqiptarët
Levica