Brigada zjarrfikëse

Brigada Territoriale e Zjarrit e Qytetit të Shkupit (BPPA)

Sektori i mbrojtjes, shpëtimit dhe mbështetjes administrative dhe Njësia territoriale kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit (BPPZ)

Sektori i mbrojtjes, shpëtimit dhe mbështetjes administrative

- Merret me përgatitjen e vlerësimeve të rrezikut të Qytetit të Shkupit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera dhe Planit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Qytetit të Shkupit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera;
- Merret me përgatitjen e Programit aksionar vjetor të mbrojtjes dhe shpëtimit, që përmban supozime të përgjithshme normative për realizimin e Strategjisë nacionale të mbrojtjes dhe shpëtimit;
- Merret me caktimin e detyrimeve të ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe shërbimeve të formuara nga Qyteti i Shkupit për mënjanimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
- Jep propozim për shumën e mjeteve të nevojshme për mbrojtje dhe shpëtim nga buxheti i Qytetit të Shkupit;
- Përgatit Propozim-vendim për formimin e Shtabit të qytetit për mbrojtje dhe shpëtim;
- Koordinon aktivitetet e ndërmarrjeve publike dhe institucioneve të formuara nga Qyteti i Shkupit lidhur me mbrojtjen dhe shpëtimin dhe kontrollon gatishmërinë e tyre për t’u aktivizuar në rastet e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera;
- Propozon masa dhe aktivitete për parandalimin e shkaktimit dhe mënjanimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera dhe jep propozime dhe merret me çështje që kanë të bëjnë me formimin dhe përgatitjen e forcave të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe jep propozime për angazhimin e tyre, për angazhimin e kapaciteteve hapësirore ose kapaciteteve republikane për mbrojtje dhe shpëtim;
- Jep propozim për shpërndarjen e ndihmës humanitare, të paraparë për popullatën e goditur në Qytetin e Shkupit;
- Kontrollon realizimin e aksioneve për pastrimin e rrugëve, rrugicave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në rastet e shkarkimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
- Koordinon aktivitetet e fushës së mbrojtjes dhe shpëtimit me komunat në rajonin e Qytetit të Shkupit dhe propozon drejtime sipas të cilave kanë për detyrë të veprojnë komunat e rajonit të Qytetit të Shkupit;
- Merret me shqyrtimin profesional të çështjeve me rëndësi për zbatimin e dispozitave ligjore, përgatit teza për përgatitjen e rregullave, akteve të përgjithshme dhe materialeve informative – analitike, përgatit propozim – vendime dhe rregulla të tjera, programe dhe akte të tjera, analiza, informata dhe materiale të tjera, materiale profesionale – analitike dhe materiale të tjera për komisionet e Këshillit të Qytetit të Shkupit;
- Merret me hulumtimin e tregut dhe përgatitjen e specifikimeve teknike për realizimin e furnizimeve publike për nevojat e BPPZ;
- Kontrollon rregullat e fushës së mbrojtjes dhe shpëtimit dhe rregullat kundër zjarrit dhe u jep këshilla punonjësve lidhur me të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre;
- Merret me realizimin e punëve organizative – teknike lidhur me pranimin dhe rregullimin e postës së Komandantit të brigadës dhe ndihmën gjatë realizimit të detyrave të përditshme;
- Kontrollon rregullat e fushës së mbrojtjes dhe shpëtimit dhe rregullat kundër zjarrit dhe u jep këshilla punonjësve lidhur me të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre;
- Përgatit propozim – akte të fushës kundër zjarrit;
- Merret me hulumtimin e tregut dhe përgatitjen e specifikimeve teknike për realizimin e furnizimeve publike për nevojat e BPPZ;
- Merret me realizimin e punëve organizative – teknike lidhur me pranimin dhe rregullimin e postës së Komandantit të brigadës dhe ndihmën gjatë realizimit të detyrave të përditshme.

Mbrojtja territoriale kudër zjarrit e Qytetit të Shkupit (BPPZ)

- Shuarja e zjarreve në rajonin e Qytetit të Shkupit;
- Mënjanimi i rreziqeve direkte për shkaktimin e zjarreve;
- Shpëtimi i jetës së qytetarëve dhe mbrojtja e pasurisë së të rrezikuarve nga zjarret dhe shpërthimet;
- Mundësimi i ndihmës teknike në raste fatkeqësie dhe situata rreziku;
- Realizimi i punëve të tjera në raste aksidentesh dhe fatkeqësish;
- Merret me shërbime jofitimprurëse me qëllim përmirësimin e përgatitjes teknike dhe kushteve të punës që nuk mund të pengojnë realizimin e funksioneve të pikave më sipër të këtij paragrafi;
- Bashkë me njësitë territoriale kundër zjarrit të komunave të RM të parapara me ligj, veprojnë si njësi kundër zjarrit në Republikën e Maqedonisë, me qëllim veprimin operativ në rastet e shuarjes së zjarreve të mëdha në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë;
- Merret me ofrim ndihme në rastet kur kërkohet një gjë e tillë në rastet e shuarjes së zjarreve në shtetet e tjera;
- Mban evidenca të veçanta për zjarret dhe shpërthimet e shkaktuara, intervenimet e shuarjes dhe intervenimet për ngjarje të tjera, sipas një metodologjie të veçantë dhe merret me njoftimin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Qytetit të Shkupit;
- Merret me analizimin dhe kontrollimin periodik të rregullsisë së pajisjeve kundër zjarrit në dispozicion të Njësisë territoriale kundër zjarrit;
- Merret me riparimin dhe mirëmbajtjen e mekanikës;
- Merret me mundësimin e sigurimit kundër zjarrit të objekteve, delegacioneve, mbledhjeve publike dhe manifestimeve sportive dhe të tjera, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme;
- Merret me edukime të fushës së mbrojtjes nga zjarret për nevojat e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë;
- Merret me edukimin e qytetarëve për mbrojtje nga zjarret, me organizimin e ligjëratave, me ndihmën e mediave dhe organizimin e aktiviteteve të tjera