
PROJEKTI
Bashkëpunime strategjike dhe përparime krahasuese të qyteteve të mëdha evropiane, metropoleve - Мetro Case
Projekti „Metro Case“ është financuar nga Programi Intereg i Bashkimit Evropian dhe ka si qëllim përmirësimin e politikave dhe mjeteve për planifikimin strategjik të qyteteve të mëdha urbane, metropoleve nëpërmjet forcimit të koordinimit shumë-sektorial dhe bashkëpunimin në më shumë nivele ndërmjet kryeqyteteve dhe zonave përreth tyre.
Zhvillimi i vizionit të përbashkët për menaxhimin e qyteteve të mëdha urbane, metropolet, identifikimi i formave dhe temave adekuate të bashkëpunimit dhe përmirësimi i mjeteve dhe politikave ekzistuese për planifikimin strategjik janë thelbësore për ballafaqimin me sfidat dhe për të promovuar strategji gjithëpërfshirëse dhe të integruara për zhvillimin territorial që synojnë përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe komuniteteve. Kjo do të mbështesë programimin e aktiviteteve dhe orientimin e financimit drejt iniciativave që i shërbejnë qasjes holistike dhe zhvillimit të zonave të mëdha urbane.
Projekti “Metro Case” thekson qasjen horizontale të pjesëmarrjes së qytetarëve në krijimin e strategjive të integruara për të promovuar zhvillimin urban inovativ dhe të qëndrueshëm me fokus të veçantë në përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore, ekonomike dhe sociale.
Qyteti i Shkupit është partner në konsorciumin e Projektit "Metro Case", i cili në kornizat e aktiviteteve projektuese do të kryejë harmonizimin e Planit Lokal Ekologjik të Veprimit - PLEV me standardet e dokumenteve strategjike ndërkombëtare. PLEV është dokumenti më i lartë strategjik lokal për mbrojtjen, planifikimin dhe menaxhimin e mjedisit jetësor. Nëpërmjet rishikimit të PLEV 3 (2020 – 2026), do të sigurohet qasje dhe bashkëpunim i koordinuar ndërmjet kryeqytetit dhe zonave përreth, dhe do të mundësojë Qyteti i Shkupit të ballafaqohet më me efikasitet me sfidat kryesore mjedisore dhe të arrijë ndikime të konsiderueshme në territorin më të gjerë. Qyteti i Shkupit do të mbështetet në njohuritë, praktikat e mira dhe mekanizmat e provuar të miratuar nga partnerë të tjerë të projektit për të themeluar trupin koordinues gjatë krijimit të PLEV 4. Harmonizimi i krijimit të PLEV 4 me Agjendën territoriale 2030 dhe Kartën e Re të Lajpcigut thekson më tej përkushtimin e Qytetit të Shkupit për promovimin e zhvillimit urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Projekti përfshin 9 partnerë nga 8 vende evropiane, duke përfshirë institucione drejtuese të qyteteve të mëdha urbane, universitete, administrata lokale dhe rrjete ndërkombëtare:
- Qyteti i Xhenovës (partneri kryesor) – Itali
- Universiteti Politeknik i Torinos – Itali
- Qyteti i Varshavës - Poloni
- Zona Urbane e Barcelonës – Spanjë
- Qyteti i Shkupit – Maqedonia e Veriut
- Bashkia e Tiranës – Shqipëri
- Zona Urbane e Bukureshtit – Rumani
- Shoqata e Autoriteteve Lokale të Rajonit të Goteborgut – Suedi
- METREX – Rrjeti i rajoneve dhe zonave metropolitane evropiane – Belgjikë
Institucione politike të lidhura:
- Rajoni Ligurija – Itali
- Qyteti i Torinos – Itali
- Shoqata Metropolitane e Varshavës – Poloni
- Ministria e Zhvillimit, Punëve Publike dhe Administratës – Rumani
Buxheti i përgjithshëm është 1.855.978,00 euro.
Buxheti i qytetit të Shkupit në kornizat e projektit “Metro Case” është 150.000,00 euro
Kohëzgjatja e projektit: 01.05.2025-31.07.2029
Më shumë informacione për projektin:
👉 https://www.interregeurope.eu/metro-case