TRANSPOWER
Projekti TRANSPOWER është një projekt për prezantimin e koncepteve të reja për transport të qëndrueshëm urban, i mbështetur nga BE, Programi i Gjashtë Kuadër. Ky projekt është një nga projektet që bën hulumtime dhe zhvillim të koncepteve që do të kontribuojnë në identifikimin dhe zbatimin e metodave dhe koncepteve të reja në fushën e transportit urban.
Projekti përfshin 17 partnerë, institucione kërkimore dhe komuna nga Gjermania, Austria, Italia, Greqia, Serbia dhe Maqedonia.Projekti filloi në qershor 2006 dhe përfundoi në nëntor 2009.
Si pjesë e projektit, Qyteti i Shkupit është angazhuar në një analizë të praktikave të mira dhe zhvillimeve në fushën e transportit publik, implementimin e masterplanit për biçikleta dhe analizimin e mundësive për zbatimin e një sistemi të menaxhimit të trafikut në Shkup.
Gjatë jetës së projektit, përvojat e partnerëve evropian u përdorën veçanërisht në fushën e zbatimit të sistemit të menaxhimit të trafikut në Shkup.