Sektori i revizionit të brendshëm
Në mbështetje të nenit 21 të Vendimit për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e realizimit të detyrave të administratës së Qytetit të Shkupit (“Fleta Zyrtare e Qytetit të Shkupit” nr. 12/2005 dhe 06/2008), Sektori i revizionit të brendshëm merret me çështjet më poshtë:
-
Realizon revizionin e brendshëm në bazë të ligjit dhe sistemit dhe procedurave të revizionit të brendshëm, të parapara nga Qyteti i Shkupit, në përputhje me standardet ndërkombëtare për punë profesionale të revizionit të brendshëm, të pranuara nga Ministria e Financave;
-
Merret me përgatitjen e planit strategjik dhe vjetor të revizionit të brendshëm dhe pas aprovimit nga ana e Kryetarit të Qytetit të Shkupit siguron realizimin dhe monitorimin e tyre;
-
Informon Kryetarin në rastet e dyshimeve lidhur me parregullsi dhe/ose mashtrime që mund të rezultojnë me procedura penale, kundërvajtjeje ose disiplinuese;
-
Dorëzon raporte lidhur me revizionin e brendshëm drejtuar Kryetarit;
-
Merret me përgatitjen e raporteve vjetore lidhur me funksionimin e revizionit të brendshëm;
-
Merret me vlerësimin e faktorëve me rëndësi të rrezikut dhe i jep këshilla Kryetarit të Qytetit të Shkupit për uljen e faktorëve të rrezikut;
-
Në bazë të analizave të funksionimit, vërteton dhe vlerëson aspektin ekonomik, efikasitetin dhe efektivitetin e funksionimit të sistemeve të administrimit financiar dhe kontrollit dhe jep rekomandime lidhur me përmirësimin e punës së administratës;
-
Vërteton dhe vlerëson përputhjen e funksionimit me ligjet, aktet nënligjore dhe aktet e organeve të Qytetit të Shkupit;
- Merret me çështje të tjera në bazë të ligjit.
Shefi i Sektor: Leposava Apostolovski Velinov
Telefon: /
е-мail: Leposava.Apostolovski.Velinov@skopje.gov.mk
Orari i hapjes: 08.30-16.30
Asistent Shef i Sektori : jane Poposki
Telefon: +389 2 3207 501
е-мail: Jane.Poposki@skopje.gov.mk
Orari i hapjes: 08.30-16.30