Kryetari i Qytetit të Shkupit

Petre Shilegov
Petre Shilegov

Z.Petre Shilegov është lindur më 12 qershor 1969 në Shkup. Arsimin e mesëm e kreu në shkollën e mesme „Boris Kidiç’’ dhe në vitin 1995 u diplomua në Fakultetin Juridik, në Universitetin „Kirili dhe Metodia‘‘ në Shkup. Dy vjet më vonë, në vitin 1997, ai merr provimin e juresprudencës dhe karrierën profesionale e fillon si avokat, në zyrën e avokatisë „Petre Shilegov”, në vitin 1999. Në vitin 2005 ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për ankesat lidhur me furnizimet publike. Në vitin 2013 angazhohet në detyrën e zëdhënësit të partisë Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë dhe këtë detyrë e ushtron deri në vitin 2016, kur u zgjodh në detyrën e nënkryetarit të kësaj partie. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 z.Petre Shilegov zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Mandatin e dytë të deputetit e fiton në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 dhe detyrën vazhdon të ushtrojë deri në tetor të vitit 2017. Në kuadër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z.Petre Shilegov njëkohësisht ka qenë edhe anëtar aktiv i më shumë komisioneve dhe këshillave parlamentar, midis të cilave duhen përmendur detyra e kryetarit të Komisionit anketues për skandalin e përgjimeve, ajo e anëtarit të Komisionit anketues permanent për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe detyra e kryetarit të grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Çeke, etj. Pas fitimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në rrethin e parë, z.Petre Shilegov fillon mandatin e tij të kryetarit të Qytetit të Shkupit, duke qenë kryetari i parë i qytetit të Shkupit nga radhët e partisë Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë. Ai në prill, viti 2018, u zgjodh në detyrën e kryetarit të parë të NALAS (Network of Associations of Local Authorities of South East Europe) , një rrjet me 14 asociacione që përfaqësojnë rreth 9000 pushtete lokale të zgjedhura direkt nga një elektorat me mbi 80 milionë banorë të Evropës juglindore. Z.Petre Shilegov është i martuar dhe ka dy fëmijë.