Trifun Kostovski
2005 - 2009
TË DHËNA PERSONALE
- Data e lindjes: 27 dhjetor 1946 në Shkup
- Statusi familjar: I martuar, tre fëmijë
ARSIMIMI
- Diplomoi në Fakultetin ekonomik pranë Univerzitetit “Shën Qirili dhe Metodi“ në Shkup
- I flet këto gjuhë të huaja: anglishten, polonishten, rusishten dhe serbokroatishten
POZITA E TANISHME
- Anëtar i Bordit të grupit ndërkombëtar për kriza (GNK)
- Anëtar korporues në Këshillin e punëve të jashtme të SHBA-ve
- Anëtar korporues në Koalicionin global të biznesit për luftë kundër SIDA
- Anëtar në Trupin këshilldhënës për biznes, takimi punues II në paktin për stabilitet në Evropën juglindore
- Anëtar në Kuvendin parlamentar në CEI Themelues dhe anëtar në Forumin për Maqedoni 2001
- Themelues dhe anëtar në Forumin për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë (FIEM)
- Themelues dhe anëtar i Lëvizjes qytetare të Maqedonisë
- Themelues i Federatës së henbollit të Maqedonisë
AKTIVITETE DHE MIRËNJOHJET MË TË RËNDËSISHME
- Fitues i çmimit “Kliment Ohrid“ për arritjet në shkencë, art, kulturë dhe veprimtari humanitare (2004) Themelues i Fondacionit “Trifun Kostovski“ në kuadër të Akademisë të shkencave dhe arteve të Maqedonisë (ASHAM)
- Funksionimi i fondacionit është financimii i projekteve shkencore, edicioneve, publikimeve dhe koleksioneve artistike me interes nacional
- Donues në ndërtimin e Tempullit “Shën Bogorodica“ mbrojtja e Shkupit
- Pronar i klubit të hendbollit “Kometal Gjorgje Petrov“ i cili në sezonën 2001/2002 e mori titullin e kampionit evropian në konkurencën e femrave
- Kryetar dhe sponzorues i klubit futbollistik “Rabotniçki Kometal“ Sponzorues i “Pelister Kometal“, kampion i shumëfishtë shtetëror në konkurencën e meshkujve
- Themelues dhe financues i disa shtëpive mediale në Maqedoni
- Finansues dhe përkrahës i shumë organizatave joqeveritare, spitale dhe institucione sociale, përkrahës i aktiviteteve humanitare dhe volluntere, ndihmë për invalidët, ndihmë financiare për raste sociale, ndihmë për të sëmurit për shërim dhe opercione
- Sponzorim për shkollimin e artistëve dhe muzicientëve të rinj
- Sponzorim për mbrojtjen dhe renovimin e përmendoreve kulturore – historike
- Sponzorim në ndriçuesit e kishës ortodokse të Maqedonisë. Ka ndihmuar në sanimin e “Shën Sofija“ në Ohër dhe “Shën Pantelejmon“ në Veles, në konaqet e “Shën Jovan Bigorski“. Ka donuar në kishat “Shën Trifun“ në Kuçkevë, “Shën Petar dhe Pavlle“ në Jurumleri të Shkupit, “Shën Kliment dhe Shën Petka“ në Shtip, në Tempullin e “Shën Bogorodica Troroçica“ në Kriva Pallankë. Në kontekst të kësaj duhet të përmendet edhe ndihma për xhaminë në Centar Zhupa
- Donim në objekte dhe aksione të rëndësishme në Shkup (rruga “Vodnjanska“, Кeji “13 Nëntori“, bulevardin “Marksi dhe Engelsi“ përmendoren e Nënë Terezës, punë infrastrukturore në disa shkolla, gjimnaze, fakultete dhe salla) si dhe në qytete të tjera të vendit tonë
PERVOJA E PUNËES
- Themelues i Kometal Trejd (Kometal trade Gmbh) - Vienë, Austri (1991). Kompania meret me aktivitete nga fusha e metalurgjisë të tregut austriak, zviceran, të polonisë, ukrainës dhe rusisë
PËRVOJA E MËPARSHME
- Punësimi i parë në “Teknometal - Maqedoni“ në Shkup (1971)
- Përfaqësues i “Teknometal - Maqedoni“ në zyrën e Varshavës
- Punësim në firmën zvicerane “Sitko“ në Vienë (1989)
- Përfaqësues i “Sitko“ në zyrën e Varsevës
- Anëtar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me status të deputetit të pavarur