Koce Trajanovski
2009 - 2017
ARSIM
- Ka diplomuar në Fakultetin e inxhinierisë mekanike në Shkup në vitin 1980.
EKSPERIENCË PUNE
- Nga viti 1981 - 1996 punon në MZT HEPOS si drejtues i qendrës kompjuterike
- Në periudhën nga viti 1996 - 1998 themelon dhe drejton me firmën e tij për softuer kompjuterik për sisteme informatike të integruara, pastaj e mbyll firmën dhe fillon me karrierën politike
- Në vitin 1998 zgjidhet deputet i listës së shumicës së VMRO-DPMNE
- Në vitin 2002 zgjidhet deputet i listës proporcionale të VMRO-DPMNE
- E ndërpret mandatin për shkak të funksionit të ri – kryetar i komunës Gazi Baba, ku me detyrat dhe kompetencat e tij të punës si kryetar fuqizon vetëqeverisjen lokale dhe drejtimin me të
- Në prill të vitit 2005 zgjidhet kryetar i komunës Gazi Baba në zgjedhje të drejtpërdrejta me mandat katër vjeçar
AKTIVITETE
Në suazat e drejtimit të tij me Komunën Gazi Baba, Trajanovski realizon një numër projektesh të mëdha, realizon bashkëpunim ndërkombëtar me vendet e rajonit, menaxhon me sukses me vetëqeverisjen lokale dhe kthen borxhet që i ka trashëguar. Trajanovski me sukses realizon decentralizimin dhe ka përkrahjen e qytetarëve që i jep mundësi të kandidohet për kryetar të kryeqytetit Shkup dhe të japë kontributin e tij në proceset integruese evropiane të vendit tonë.
POZITA E TANISHME
- Kryetar aktual i të gjitha vetëqeverisjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale – BNJVQL
- Është kryetar i Rajonit planifikues të Shkupit, për nxitjen e zhvillimit të barabartë të komunave në rajonin e qytetit të Shkupit
- Është 4 vjet anëtar i Kuvendit të përgjithshëm të rrjetit të pushteteve lokale kombëtare në Evropën Juglindore – NALAS
- Anëtar i komisionit për plotësimin e kritereve në fazën e dytë të decentralizimit fiskal
- Është anëtar i Komitetit kombëtar për Bashkimin Evropian
- Është anëtar i Këshillit kombëtar për zhvillim rajonal të barabartë
- Është anëtar i Komitetit për ekspansionin urban dhe menaxhimin me mbeturinat