Roli i kryetarit

Kryebashkiaku e prezenton dhe e përfaqëson qytetin e Shkupit. Për punën e tij kryebashkiaku përgjigjet para qytetarëve të Shkupit. Kompetencat e kryebashkiakut:

  • i shpall aktet e Këshillit dhe i publikon në "Gazetën zyrtare të Qytetit të Shkupit";
  • kujdeset dhe siguron realizimin e akteve të Këshillit;
  • kujdeset për kryerjen e detyrave që me ligj i u besuan Qytetit të Shkupit;
  • i propozon Këshillit sjelljen e vendimeve dhe akte tjera të përgjithshme që janë në kompetenca të tij;
  • udhëheq me organet drejtuese dhe administrative dhe shërbimet tjera të Qytetit;
  • udhëheq me pronën e qytetit në pajtueshmëri me statutin;
  • emëron dhe shkarkon arkitektin kryesor;
  • i propozon Këshillit emërimin dhe shkarkimin e organeve drejtuese të shërbimeve publike,institucioneve dhe ndërmarjeve të themeluara nga Qyteti i Shkupit;
  • emëron dhe shkarkon kuadrot udhëheqëse të organeve administruese, respektivisht organeve drejtuese të Qytetit të Shkupit;
  • sjell akte për të cilat është i zyrtarizuar me ligj, statutit të Qytetit ose akte të Këshillit;
  • kryen edhe detyra tjera të përcaktuara me ligj dhe me Statutin e qytetit të Shkupit.

Kryebashkiaku bashkëpunon me kryetarët e komunave të teritorit të Qytetit të Shkupit, me qëllim që të krijohen qëndrime të përbashkëta, përcaktim për prioritete të përbashkëta si dhe të ndërrmiren aksione të përbashkëta për çështje dhe probleme të caktuara në interes të Qytetit si tërësi.