Institucionet e kulturës

Institucionet kulturore nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Milladinovci“ – Shkup

Biblioteka e qytetit është hapur në vitin 1945, ndërsa në vitin 1963 ka marrë emrin „Vëllezërit Milladinovci“. Nga viti 1974 të gjitha bibliotekat në Shkup janë integruar në bibliotekën„Vëllezërit Milladinovci“.
Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Milladinovci“ është një institucion publik i fushës së kulturës dhe është formuar nga Qyteti i Shkupit. Sipas mënyrës së organizimit, bibliotekën e përbëjnë katër (4) biblioteka qendrore, gjashtëmbëdhjetë (16) klone dhe bibliotekë mobile (Bibliobus), që janë shpërndarë në të gjithë Qytetin e Shkupit dhe paraqet një shërbim modern biblioteke – informacioni dhe një qendër rajonale dhe edukative.
Biblioteka ushtron aktivitet bibliografik – informativ, zhvillon dhe avancon produksionin bibliotekar të qytetit, siguron, analizon, mbledh, përpunon në aspektin profesional, informon, prezanton, popullarizon dhe jep për përdorim materiale biblioteke.
Biblioteka ka një fond prej mbi një (1) milion libra, publikime dhe materiale të tjera biblioteke.
Biblioteka e qytetit „Vëllezërit Milladinovci“ ka gjithsej 104 punonjës nga të cilët 78 bibliotekarë. Biblioteka zhvillon aktivitetin e vet në territorin e Qytetit të Shkupit.

Adresa: Rr. Partizanski Odredi 2
Telefon: + 389 (0) 2/3162 544
Faks: + 389 (0) 2/3127 016
E-mail: biblmiladinovci@gbiblsk.edu.mk
web: www.gbiblsk.edu.mk

Qendra Kulturore Informative – Shkup

Qendra Kulturore Informative – Shkup funksionon që nga viti 1967 dhe që atëherë e deri më sot afirmon me sukses kulturën maqedonase me ndihmën e të gjitha stileve të artit, brenda dhe jashtë vendit. Qendra Kulturore Informative – Shkup ushtron aktivitetin e vet në sallonet e ekspozitave 1 dhe 2, në Sallonin 19,19 dhe në njësinë e dizajnit dhe ambientit para qendrës KULL-PARK.
Gjatë një viti realizohen mbi 200 manifestime (linqe dhe lloje të tjera ekspozitash, koncerte me muzikë serioze, promocione librash, shfaqje teatri dhe ngjarje të tjera kulturore).
Në kuadër të Qendrës Kulturore Informative që para pak kohësh funksionon edhe Byroja turistike e Qytetit të Shkupit.

Adresa: Mosha Piyade bb
Telefon: + 389 (0) 2 / 3115-679
Faks: + 389 (0) 2 / 3230-206
e-mail: info@kic.mk

web: www.kic.mk

Shtëpia e kulturës “Koço Racin” – Shkup

Ky institucion që nga viti 1954 në vazhdimësi dhe në mënyrë intensive merret me promovimin e të gjitha formave të aktiviteteve kulturore, me një qëllim të veçantë programi, me veprim edukativo-kulturologjik mbi të gjitha grup-moshat e popullatës, duke u kujdesur për nevojat e tyre të vërteta kulturore.
Shtëpia e kulturës përgatit dhe promovon programe të shumëllojshme kulturore dhe edukative me të cilat inkurajohen dhe transmetohen njohuri me përdorimin kreativ të kohës së lirë të qytetarëve, me plotësimin e nevojave të tyre për krijimtari personale.
Krijimtarinë tonë kulturoro-artistike e prezantojmë me sukses brenda qytetit, Republikës dhe jashtë saj.
Ne punojmë edhe në drejtim të ngritjes së nivelit të vetëdijes lidhur me nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.
Gjithashtu, institucioni ynë është një ambient multikulturor relevant për promovimin dhe popullarizimin e vlerave kulturore të bashkësive të ndryshme etnike.
Institucioni realizon aktivitetet e programit sipas veprimtarive më poshtë: letrare, figurative, edukativo – arsimore, muzikore dhe folklorike. Organizon festivalet në vazhdim: Festivali folklorik ndërkombëtar „Vallëzojmë dhe këndojmë bashkë“ dhe Festivali folklorik multikulturor.
Manifestimet: Manifestimi multikulturor „Udhëtojmë me përrallat“, Manifestimi figurativ „Femra – simbol dhe inspirim“, „Për Pashkët për Ditë të bukur“, „Nga jeta e Romëve“, „Dita e alfabetit shqip“ dhe „Ditët“.
Aktiviteti letrar realizon program me një qasje me renome drejt të gjitha formave të letërsisë maqedonase dhe letërsisë së bashkësive të tjera etnike në Republikën e Maqedonisë dhe arritjet e tyre aktuale. Ne promovojmë edhe autorë të rinj. Kujdes të veçantë u kushtojmë edhe autorëve tanë të ndjerë. Ne promovojmë titujt më të rëndësishëm të veprave të përkthyera (sidomos veprave të autorëve të shpërblyer të letërsisë ndërkombëtare të fëmijëve).
Në kuadër të aktivitetit edukativo – arsimor realizohen përmbajtje informative, arsimore, kulturore, ekonomike, politike dhe shkencore-kërkimore të fushave të ndryshme, duke pasur gjithmonë kujdes dhe duke u nisur nga ndodhitë aktuale brenda vendit dhe në përputhje me nevojat që i imponon jeta moderne.
Aktiviteti figurativ është me një tematikë të angazhuar nga sfera e vlerave specifike dhe karakteristikave të vendit, rajonit të Shkupit dhe më gjerë, nga sfera e fesë, traditës, pasuria e trashëgimisë fetare dhe sakrale dhe me problematikë aktuale me karakter global – mbrojtje të natyrës, afirmim të zejeve të vjetra, afirmim dhe prezantim të kulturave të tjera.
Institucioni është i hapur dhe në dispozicion për të gjitha format e bashkëpunimit, bashkëpunimit me institucionet e tjera të fushës së kulturës, organizatat, institucionet arsimore, punonjësit kulturorë të qytetit, Republikës dhe më gjerë, bashkëpunim me qendrat kulturore të Evropës dhe qendrat kulturore evropiane në RM, bashkëpunim me shtëpitë botuese, individët dhe sektorin privat.
Shumica e ngjarjeve kulturore realizohen në dy sallonet (salloni i vogël dhe i madh) në ambientet e vetë Shtëpisë së Kulturës, ndërsa një pjesë e ngjarjeve realizohen jashtë ambienteve të Institucionit.

Orari i punës i institucionit: 08:30 - 16:00.
Orët e hapjes së galerisë: 08: 30-20: 00h.
Orari i punës gjatë aktiviteteve të programit: 14:00 - 22:00.
Telefon kontakti: Jovanka Hristovska 071232705
Adresa: Rruga Veljko Vlahovic 20A - Shkup
Tel-Fax: 02 3163-739
e-mail: dk.kocoracin@gmail.com
www.dk-kocoracin.mk

Qendra Kulturore e Rinisë – Shkup

Qendra Kulturore e Rinisë – Shkup është një institucion i fushës së kulturës me 37 vjet përvojë në inkurajimin, zhvillimin dhe afirmimin e krijimtarisë së gjeneratave të reja të të gjitha sferave të krijimtarisë kulturore.
Qendra Kulturore e Rinisë në opinion njihet si organizatore dhe realizuese e festivaleve, garave, ekspozitave, shfaqjeve, koncerteve, ligjërimeve dhe ngjarjeve të ndryshme me rëndësi në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror të fushës së kulturës.
Aktivitete karakteristike dhe të njohura të Qendrës Kulturore të Rinisë janë Festivali ndërkombëtar teatri i hapur i të rinjve (THR), Festivali ndërkombëtar i filmit SINEDEJS, Festivali ndërkombëtar amator i teatrit NJERËZ PA MASKA, Manifestimi ndërkombëtar NATA E BARDHË, Manifestimi MUZIKË TË RINJ SPORT, organizimi i manifestimit TINGUJT E ÇARSHISË, organizimi i ekspozitave të para të studentëve të diplomuar të Akademisë figurative; prezantimi i veprave letrare të autorëve të rinj, inkurajimi i krijimtarisë së më të rinjve në kuadër të Qendrës kreative të fëmijëve, aktivitetet edukative dhe hulumtuese të Planetariumit të vetëm në Maqedoni, puna dhe pjesëmarrjet jashtë vendit të Korit rinor të femrave dhe Orkestra e mandolinës dhe një numër i madh koncertesh të grupeve muzikore.

Adresa: Rr. Kaj Dimitar Vlahov
Telefon: + 389 (0) 2/3115 508
Faks: + 389 (0) 2/3115 225
e-mail: info@mkc.com.mk
www.mkc.com.mk

Muzeu i Qytetit të Shkupit

Muzeu është hapur në vitin 1949. Në vitin 1970 Muzeu ka filluar të funksionojë në pjesën e adaptuar të Stacionit të vjetër hekurudhor, që disponon me një sipërfaqe prej 4.500 m2, nga të cilat 2.000 m2 janë ambiente ekspozimi.
Që atëherë e deri më sot, si një muze kompleks lidh aktivitetin në fushën e arkeologjisë, historisë, etnologjisë dhe historisë së artit në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Përveç kërkimeve sistematike, grumbullimit, rregullimit, mbrojtjes dhe ruajtjes, Muzeu merret edhe me përpunimin profesional dhe studimin shkencor të materialeve të muzeut dhe prezantimin e tyre publik me ndihmën e projekteve tematike dhe ekspozitave, brenda dhe jashtë vendit.
Muzeu ka një fond prej 21.950 sendesh të shpërndara në katër sektorë: arkeologjia, historia, etnologjia dhe historia e artit. Në fundusin e Muzeut marrin pjesë donacioni me 182 fotografi të veteranit të fotografisë artistike maqedonase Bllagoja Drnkov dhe donacioni i Grafikës japoneze Ukijoe.
Në vitin 1991 Lubomir Bellogaski i dhuroi Muzeut të Qytetit të Shkupit 159 vepra (kryesisht vepra akuareli). Kjo përmbledhje me vlerë të veçantë dhe e para e këtij lloji në Maqedoni, mundësoi formimin e galerisë pranë Muzeut të Qytetit të Shkupit që mban emrin e donatorit Lubomir Bellogaski dhe në të, duku u ruajtur kujtimi i autorit, qëndrojnë të ekspozuara veprat e tij.
„Shëtitje në të kaluarën“ është një ekspozitë permanente e Muzeut që përfshin periudhën e parahistorisë deri në fillimin e shekullit XX për Shkupin dhe rajonin e tij. „Studio e hapur grafike – MAK – GRAF“ është hapur në vitin 1994, është me karakter ndërkombëtar dhe një ambient për kontakt të vazhdueshëm midis artistëve, por edhe publikut, ku artistët grafikë mund të krijojnë dhe të ekspozojnë veprat e tyre.
Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit gjenden depandanset e Muzeut, më saktësisht në Suli Han është hapur ekspozita permanente e „Historisë së Çarshisë së vjetër të Shkupit“. „Muzeu memorial i Komitetit Krahinor të KPJ“ dhe „Muzeu memorial i Punëtorisë ilegale të armëve të Luftës Popullore Çlirimtare“.

Adresa: rr. "Mito Hadzivasilev" bb
Telefon: + 389 (0) 2 / 3115-367; 3113-609
Faks: + 389 (0) 2 / 3115-367
e-mail: mgs@mgs.org.mk
në internet: www.mgs.org.mk
Orari i hapjes: 07.00-15.00

Salla Universale - Shkup

Menjëherë pas tërmetit të madh në Shkup, në vitin 1963, filloi ndërtimi i Sallës Universale si një shënim afatgjatë i aksionit human të donatorëve të huaj. Salla Universale zyrtarisht filloi me punë më 1 Janar 1966.
Kushtet e shkëlqyera të skenës dhe kapacitetet, bashkë me të gjitha funksionet shoqëruese të objektit, me pozicionimin e karrigeve në formë amfiteatri, mundësojnë kushte optimale që publiku të ndjek realizimin e koncerteve të muzikës klasike, muzikës së lehtë, folklorike, etno, bluz dhe xhaz, realizimin e manifestimeve poetike, dramave, sfilatave të modës, prezantimeve, kongreseve, këshillimeve, tribunave, manifestimeve sportive etj.
Skena e vogël me kapacitet deri në 300 karrige dhe zgjidhjet akustike mundësojnë realizimin e shfaqjeve kamertale dhe koncerteve të muzikës klasike dhe muzikës xhaz.
Ambienti i skenës, me të cilin disponon salla, mundëson më shumë variante për përdorimin e skenës me një sipërfaqe të përgjithshme prej 400 m2.
Salla Universale ka kapacitetin më poshtë:
- Vendi i publiku me kapacitet prej 1500 karrige
- Sistem zëri (JBL) me kapacitet prej 15 kilovatë
- Park dritash me kapacitet prej 100 kilovatë (kalim me pjerrtësi, skanerë, makina mjegulle, video-bim etj.)
- Mundësi për regjistrime audio dhe video
- Piano koncertesh dhe gjysmë-koncertesh e markës Petrof
- Vend për orkestrat
- Zgjidhje skenografike komplete
- Ambient ekspozimi në korridorin e sallës me një gjatësi prej 70 metra
- Lokale të tjera, bufe për kokteje dhe promocione me kapacitet prej 80 vizitorë

Adresa: Partizanski Odredi bb
Telefon: ++ 38923245615
Faks: ++ 38923245081
e-mail: info@univerzalna.com.mk
web: www.univerzalna.com.mk

Kopshti zoologjik - Shkup

Kopshti zoologjik Shkup është formuar në vitin 1926 nga një komision tre-anëtarësh, i drejtuar nga Dr. Stanko Karaman.
Të njëjtin vit është propozuar vendi i sotëm që atëherë shtrihej në një sipërfaqe prej 4 hektarë, ndërsa Kopshti ka pasur një numër modest kafshësh, që kryesisht i kishte fituar si dhurata.
Me vendim të Kuvendit të Qytetit i vitit 1965 dhe me miratimin e elaboratit në vitin 1966 për një zgjidhje të re urbanistike, Kopshti zoologjik Shkup ka marrë pamjen e sotme.
Sot, Kopshti zoologjik shtrihet në një sipërfaqe prej 96.894 m2 dhe ka 503 kafshë: nga të cilat 261 të 36 llojeve, 226 sisorë të 42 llojeve dhe 16 zvarranikë të 8 llojeve.
Aktivitetet kryesore të Kopshtit zoologjik janë: kultura, arsimi dhe shkenca, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ruaj, kujdeset dhe prezantoj eksponatet e gjalla dhe të njëjtat t’i mundësojë për opinionin.

Adresa: Blvd Ilinden.88
Telefoni: + 389 (0) 2 / 3220-578
Faks: + 389 (0) 2 / 3116-657
e-mail: zooskopje@zooskopje.com.mk
Orari i hapjes: 07.00-19.00
web: www.zooskopje.com.mk