DITË TË HAPURA PËR ADOPTIMIN E QENVE TË PASTREHË NË STACIONARIN “VARDARISHTE”

09.11.2018 Në ditët prej 4 deri më 10 tetor, vizitoni Stacionarin për kafshët e pastrehë “Vardarishte” dhe adoptoni kafshë shtëpiake. Për të gjithë adhuruesit e kafshëve që dëshirojnë të marrin qen dhe t'ia japin dashurinë dhe kujdesin e tyre, dyert e stacionarit në këtë periudhë do të jenë të hapura nga ora 9 deri në orën 19:00. Qentë që i shihni në foto janë aktualisht në Stacionin “Vardarishte” dhe po presin që të gjejnë vendbanim. Këto 60 qen janë kontrolluar nga mjekë veterinar, nuk janë agresiv dhe nuk kanë asnjë sëmundje. Ato janë të sterilizuar, të pastruar nga parazitë të brendshëm dhe të jashtëm dhe vaksinuar nga tërbimi. Nëse nuk adoptohen ata do të kthehen në rrugët e Shkupit.

Më shumë

PARKU TE FAKULTETI I NDËRTIMTARISË I HAPUR PËR TË GJITHË QYTETARËT

09.11.2018 Së shpejti planifikojmë që parkun para ndërtesës në të cilën punojnë Fakulteti i ndërtimtarisë dhe arkitekturës ta hapim për të gjithë qytetarët, veçanërisht për studentët dhe përdoruesit e bibliotekës "Vëllezërit Milladinov".

Më shumë

THIRRJE E DYTË PUBLIKEPËR BLERJEN E STUFAVE ME PELETA PËR VITIN 2018

07.11.2018 Qyteti i Shkupit sot 01.11.2018 shpall thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peletapër vitin 2018 - faza e dytë. Qyteti i Shkupit, me qëllim stimulimin e banorëve të Qytetit të Shkupit (amvisëritë) për shfrytëzimin e lëndëve djegëse më të pastra dhe të stufave më cilësore për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat karakterizohen me efikasitet më të lartë energjetik dhe me emetime më të ulëta në ajër,banorëve të cilët do të blejnë stufa me peletanga dita e shpalljes së Thirrjes publike më– 01 Nëntor 2018, do t’u sigurojë kompensimin e një pjese të shpenzimeve për furnizimin e stufave me peleta nëlartësinë prej 70%, por jo më shumë se 30.000 denarë me përfshirjen etatimitpersonal të të ardhurave për amvisëri.

Më shumë

 VIJON THIRRJA PUBLIKE PËR SUBVENCIONIMIN E PASTRIMIT TË OXHAQEVE NË SHKUP

06.11.2018 Qyteti I Shkupit Ju fton të paraqiteni në Thirrjen publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2018. Thirrja është në vijim, jka filluar më 22.09.2018 dhe do të zgjasë 60 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.

Më shumë

RRUGA TE STADIUMI I QYTETIT DO TË QUHET “RRUGA STOLTENBERGOVA”

06.11.2018 Në shenjë falënderimi të Qytetit të Shkupit dhe shkupjanëve për ndihmën e madhe të diplomatit norvegjez Torvald Stoltenberg pas tërmetit katastrofal në Shkup në vitin 1963, rruga që i lidh Parkun e qytetit, Stadiumin e qytetit dhe bregun e lumit Vardar do të quhet "Rruga Stoltenbergova." Në solemnitetin me rastin e iniciativës për emërtimin e rrugës sot morën pjesë Kryetari Petre Shilegov dhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më shumë

LAJMËRIM

02.11.2018 Njoftohen të gjithë përdoruesit e hapësirës publike për kryerjen e veprimtarisëjashtë objektit afarist se sezoni dimëror për kryerjen punëve jashtë hapësirës së biznesit dhe vendosjen e pajisjeve urbane, fillon nga 01.11.2018 e deri më 30.03.2019. Përdoruesit e interesuar të hapësirave publike për marrjen e Lejes për kryerje të veprimtarisë jashtë hapësirës së biznesit dhe miratimit për ngritjen e pajisjeve urbane gjatë sezonit dimëror 2018-2019, kërkesat duhet t`i dorëzojnë në arkivin e Qytetit të Shkupit më së voni deri më 31.10.2018.

Më shumë

RIBALANCI I BUXHETIT: QYTETI PLANIFIKON TË SHPENZOJ PESË MILIONË EURO MË PAK NË VITIN 2018

01.11.2018 Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 18-të do të diskutojnë për më shumë vendime, raporte dhe programe për punën e ndërmarrjeve publike. Në seancën e sotme, Këshilli do të vendosë për Propozim ndryshimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, me të cilin është paraparë racionalizimi i shpenzimeve të mjeteve buxhetore. Në këtë drejtim, Buxheti i Qytetit për vitin 2018 do të reduktohet për gjithsej 346 milion denarë.

Më shumë

KONKURS PËR ESE GAZETARESK NË TEMËN “VIZIONI PËR SHKUPIN EVROPIAN”

31.10.2018 Me rastin e 13 nëntorit, Dita e Çlirimit të Shkupit, Drejtoria për kulturë dhe art në Shkup, në kuadër të manifestimit multimedial "Ditët e Shkupit evropian", që do të mbahet nga data 4 deri më 7 nëntor 2018, në bashkëpunim me Ministrinë e kulturës të RM-së dhe Qytetit të Shkupit, shpall konkurs për ese gazetaresk në temën "Vizioni për Shkup evropian ". Esetë autoriale duhet të përmbajnë, aspektet reflektuese dhe vizionare të qytetit dhe ta afirmojnë përcaktimin për Shkup evropian pa konotacione politike-ditore.

Më shumë

SUBVENCIONE PËR QYTETARËT PËR BLERJEN E TROTINETEVE ELEKTRIKE

30.10.2018 Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 19- të do të diskutojë për disa vendime dhe programe për punën e Qytetit të Shkupit. Në seancën e sotme, Këshilli do të vendosë për Vendimin për përcaktimin e vlerës maksimale për subvencionim për qytetarët për të blerë Trotinete elektrike për v

Më shumë

„SKOPJE WINE EXPO“ E VAZHDON TRADITËN E FESTIVALIT VINO-SKOP

29.10.2018 Këtë vit “Festivali i Verës – Vino Skop" me koncept të ri, emër të ri ndërkombëtar "Skopje Wine Expo", si dhe përmbajtje të reja për adhuruesit e verës.

Më shumë

REBALANC I BUXHETIT : QYTETI I SHKUPIT ME SHPENZIME TË ZVOGËLUARA DHE PROJEKTE TË REJA

18.10.2018 Në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të shqyrtohet Propozimi për ndryshimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2018, i cili parasheh racionalizimin e shpenzimeve të mjeteve buxhetore. Në këtë drejtim, Buxheti i Qytetit për vitin 2018 do të reduktohet për gjithsej 346 milion denarë. Me fjalë të tjera, në vend të mjeteve të parashikuara prej 4.23 miliardë denarë Qyteti i Shkupit gjatë vitit 2018, me këtë rebalanc planifikon të shpenzojë gjithsej 3.88 miliardë denarë.

Më shumë

QYTETI I SHKUPIT VENDOSI MATËS DIGJITAL TË SHPEJTËSISË PËR SIGURI MË TË LARTË NË TRAFIKUN E QYTETIT

16.10.2018 Për ta rritur sigurinë në trafik dhe për të zvogëluar numrin e aksidenteve të trafikut, Qyteti i Shkupit ka vendosur matës digjital të shpejtësisë para shkollave të mesme “Josip Broz Tito” , “Pançe Karagjozov”, “Zdravko Cvetkovski”, Marija Kiri Sklodovska” dhe “Boro Petrusevski”. Në promovimin e sotëm të matësve digjital të dhuruar nga kompania “Sava Sigurimi" mori pjesë kryetari Shilegov.

Më shumë

THIRRJE PUBLIKE PËR FINANCIM TË PROGRAMEVE DHE PROJEKTEVE PËR TË RINJTË

16.10.2018 Qyteti i Shkupit publikoi Thirrje publike për financim të programeve dhe projekteve për të rinjtë me interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2018 me qëllim realizimin e interesave publik të të rinjve. Programet dhe projektet, manifestimet dhe aktivitet duhet të sigurojnë zhvillim, stimulim dhe prezantim të vlerave shoqërore për të rinjtë dhe arritje për përmirësim të jetës së të rinjve në nivel të Qytetit të Shkupit.

Më shumë

EDICIONI I 14-TË I "NATËS SË BARDHE" U PASURUA ME FESTIVALIN E DRITËS

15.10.2018 Kryetari Shilegov, drejtori i Qendrës Kulturore Rinore, Ruse Arsov dhe drejtori i Sallës Universale, FilipAvramçev, e shpalosënsot programin e edicionit të 14-të të manifestimit kulturor "Nata e Bardhë" e cila do të mbahet nesër më 6 tetor 2018.

Më shumë

SHILEGOV: NUK KEMI TË DREJTË TË QËNDROJMË NË RRUGËN E GAZIFIKIMIT TË QYTETEVE NË MAQEDONI

10.10.2018 Kryetari Petre Shilegov, bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, zëvendësministrin e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli dhe drejtorin e REM, Bajram Rexhepi, sot mbajtën pres-konferencë për të paralajmëruar ndërtimin e linjës së gazsjellësit në Vodno.

Më shumë

REGJIM I PËRKOHSHËM I TRAFIKUT NË BULEVARDIN ILINDEN ME RASTIN E “SHKUPI VRAPON 10K-2018”

10.10.2018 Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se të dielën (07.10.2108), me rastin e "Shkupi vrapon 10K - 2018", në periudhën prej 07.30 deri në 11.00 do të mbyllet për trafik një pjesë e bulevardit "Ilinden", nga kryqëzimi me rrrugën "Aminta III" (Shatërvani i Lotusit) dhe rruga “Ljubljanska”" (Shkup Citi Molll), ndërsa trafiku motorik do të rikahëzohet në rrugët përreth.

Më shumë

KONTROLLE TË PËRFORCUARA DHE AKSION I PËRBASHKËT PËR PASTRIM NË PRAG TË SEZONIT TË NGROHJES NË SHKUP

05.10.2018 Kryetari Shilegov sot në kuadër të aksionit të madh për pastrimin e Shkupit, në të cilin ndërmarrjet komunale "Higjiena komunale" dhe "Parqe dhe gjelbërimi", në bashkëpunim me komunat e Shkupit kupo i pastrojnë të gjitha rrugët e qytetit dhe komunave, e vizitoi komunën e Gazi Babës. Mbi 100 punonjës në komuna janë angazhuar së bashku me njerëzit që ato i angazhojnë rregullisht. Ata do të hyjnë në çdo rrugë për ngritjen e higjienës në të gjithë qytetin tonë.

Më shumë

EKIPET MË TË MIRA TË SPORTIVE TË SHKOLLAVE TË MESME TË QYTETIT TË SHKUPIT NË NIRNBERG

05.10.2018 Edhe këtë vit ekipet më të mira sportive nga shkollat e mesme në Shkup do të garojnë me moshatarët e tyre nga vendet tjera. Pas vizitave të suksesshme në Stamboll, Nish, Zagreb, Lubljanë, Sofje dhe Beograd, Qyteti i Shkupit këtë vit siguroi mjete buxhetore për udhëtime në qytetin e binjakëzuar Nirnberg të Gjermanisë.

Më shumë

BLERËSIT E FSHEHTË NË NDJEKJE TË OBJEKTIT MË TË MIRË HOTELERIK NË SHKUP

05.10.2018 Ju njoftojmë se edhe këtë vit Qyteti i Shkupit e vazhdon traditën për të zgjedhur "Objekti më të mirë hotelerik ndër më të mirët" i cili po mbahet për të 11-ën herë. Për realizimin e këtij projekti janë zgjedhur 50 restorante, 50 taverna dhe 70 bar kafe në territorin e qytetit të Shkupit, të cilët me gjithsej 510 vizita nga blerësit e fshehtë, të pavarur dhe objektiv, do të vlerësohen në bazë të disa kritereve: kontakti i parë me mysafirët, higjiena e objektit, pamja dhe higjiena e tualeteve, ambienti i objekteve, shërbimi i kamerierëve, kualiteti i ushqimit dhe kontakti përfundimtar me mysafirët.

Më shumë

NJOFTIM PËR PUBLIKUN NË LIDHJE ME NGJARJEN NË AFËRSI TË "SKOPJANKA" NË AERODROM

04.10.2018 Pas ngjarjes së pakëndshme që mbrëmë ndodhi në ndërtesën bulevardin Kuzman Josifovski Pitu numër 15 në kompleksin "Skopjanka" në Aerodrom, kur për shkak të erës së keqe në hapësirat e përbashkëta u evakuuan të gjithë banorët, Qyteti i Shkupit shpreh mirënjohje për brigadën zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, NP "Higjiena komunale", anëtarët e policisë dhe ushtrisë dhe punonjësit e Qendrës për punë sociale për ndërhyrjen e tyre të shpejtë.

Më shumë